3.4 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Ai i cili gënjen për t’i bërë njerëzit të qeshin?

Më të lexuarat

Pyetësi: Çfarë na thoni për atë e cila po ndodh në tubimet private dhe publike, ku tregohen rrëfime qesharake dhe tregime për tu zbavitur me to, duke pasur parasysh se shpesh herë këto rrëfime nuk kanë ndodhur dhe nuk janë të vërteta. Argumenti i tyre është që dëgjuesit e dinë se rrëfime nuk janë të vërteta.

Përgjigje: Po, rrëfimet dhe imagjinatat e shpikura dhe të pabaza përfshihen nga hadithi i profetit ﷺ:

“I mjeri ai i cili gënjen për t’i bërë njerëzit të qeshin. I mjeri ai. I mjeri ai!” (Burimi: Ahmedi, Ebu Dawudi dhe Tirmidhiu; el-Albani e bën hasen)

Profeti ﷺ e përsëriti këtë tre herë.

Kjo tregon se kjo është e ndaluar. Ai i cili tregon tregime të shpikura, të ndaluara, për t’i bërë njerëzit që të qeshin, ai është mëkatar dhe kërcënohet me këtë kërcënim dhe kërkojmë mbrojtje prej Allahut.

“I mjeri ai i cili gënjen për t’i bërë njerëzit të qeshin. I mjeri ai. I mjeri ai!”

 

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

 

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit