2.2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Agjërimi nafile ditën e shtunë!

Më të lexuarat

Pyetja:
Transmetohet nga es Samma bint Busr (radijAllahu anha) se Profeti (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Mos agjëroni ditën e shtunë përveçse në atë që e keni obligim. Nëse ndonjëri prej jush nuk gjen gjë tjetër veçse gjethe rrushi ose lëvore peme le ta kafshojë (për të mos qënë agjërues ditën e shtunë)”. Transmeton Tirmidhiu.
A perfshin ky Hadith edhe muajin Sheval, apo agjërimin e ditës së arafatit, pasiqë në këtë vitë është mu në ditën e shtunë, a dmth që edhe në mujin sheval apo ditën e arafatit nuk lejohet me Agjeru ditën e Shtunë?

Përgjigje

Bismilahi…
Hadithin i përmendur është prej haditheve që dijetarët e hadithit kanë mospajtim në të, gjegjësisht saktësisë së tij; ashtu që disa e kanë konsideruar si të vërtet, e disa të tjerë si të dobët.
Prej atyre që e kanë konsideruar të vërtet janë:
Tirmidhiu, ibën Huzejme, ibën Hibbani, Dija el Makdesiju, Hakimi, Neveviu, ibën Mulakkini, Albani dhe të tjerët.
Ndërsa ata që e kanë konsideruar si të dobët kryesisht janë prej dijetarëve të vjetër të hadithit si:
Zuhriu, Evzaiu, imam Maliku, Jahja ibën Saidi, Ahmed ibën Hanbeli, ebu Beker el Ethrem, ebu Davudi, Nesaiu, Tahaviu, pastaj më vonë: ibën Tejmije, ibën Kajjimi, ibën Haxheri, ndërsa prej bashkohorëve Dr. Sa’d el Humejjid (i cili ka libër special të shkruar për këtë qështje), Dr. Abdulbarij el Ensarij e disa të tjerë.
Mendimi se ky hadith është i dobët është më i qëndrueshëm, dhe kjo për disa arsye:
1- El Iddtirab: Që dmth se ky hadith është përcjellur nga hadithet e disa sahabive edhe pse që të gjitha rrugët e transmetimit e kanë një mahrexh/pikë takimi, ashtu që nganjëherë percjellet prej hadithit të es Samma bint Buser, nganjëherë prej Abdullah ibën Buser, e nganjëherë edhe sahabij të tjerë.
Dhe mu për këtë arsye imam Nesaiu thotë: “Të gjitha zingjiret e këti hadithi nuk janë të qëndrueshme”.
Ndërsa ibën Haxheri thotë: “E tërë kjo aludon se transmetuesit e hadithit kanë dobësi dhe jo përpikmëri në përcjellje të të gjitha këtyre rrugëve të ndryshme. Po, mundë të themi se janë të mira apo vërteta sikur transmetuesit e tyre të ishin prej dijetarëve të mëdhenjë që kanë grumbullar shumë rrugë transmetimi, gjë që tregon përpikmërinë e tyre”.
2- Teksti i këtij hadithi është në kundërshtim me hadithet e tjera të qarta te cilat lejojnë agjërimin e ditës së shtunë, nëse i bashkangjitet një ditë para apo një ditë prapa. Dhe mu kjo e ka bërë imam Ahmedin, Tahaviun, ibën Tejmijen, ibën Kajjimin e të tjerët të gjykojnë se ky hadith është shaadh/ pra i refuzuar.
Thote imam Zuhriu: “Hadithet e tjera që lejojnë agjërimin e ditës së shtunë janë në kundërshtim me të, dhe si i tillë është i refuzuar”.
Bile thote: “Ky hadith është Himsij (qytet në sham)”. E me këtë deshiron të thotë se ky hadith nga atje ka dalur, dhe nuk e njohin dijetaret e hadithit, e si ka mundësi një hadith me aq rëndësi dhe peshë të madh mos ta njohin dijetarët e mëdhenjë të Mekkës e Medines.
Per këtë imam Maliku thotë: ” Ky hadith është i rremë”.
Kjo sa i përket gradës së hadithit.
Ndërsa nëse ditës së shtunë ia bashkangjesim agjërimin e një dite para apo prapa nuk ka asgjë të keqe në të. Bile kjo vlen edhe tek ata dijetarë që e kanë shpallur këtë hadith si të vërtet. Prej atyre që e kanë saktësuar këtë hadith përmendëm edhe imam Tirmidhiun, dhe mu ai thotë: “Kuptimi i ndalimit te agjerimit ditën e shtunë është nëse njeriu e veqon këtë ditë me agjerim, ngase Hebrenjët e madheronin këtë ditë”. Nga fjalët e tij kuptojmë se nëse ia bashkangjesim një ditë para apo prapa, nuk ka asgjë të keqe. Po, shejh Albani Allahu past rahmet mbi të, e ka ndaluar tërësisht agjërimin e ditës së shtunë në çfardo forme, porse nuk kam hasur që ndokush prej dijetareve te vjetër ta ketë kuptuar këtë hadith ashtu siç e kuptuar shejhu!!
Andaj në bazë të asaj që u tha mund të konkludojmë se:

  • Hadithi i cili ndalon agjërimin e ditës së shtunë është i Dobët-Daif.
  • Por edhe nësë themi se është i vërtet lejohet agjerimi ditën e shtunë nëse ia bashkangjesim një ditë para apo prapa, dhe nuk e veqojmë vetëm atë me agjerim, ngase Hebrenjët e madhëronin atë ditë.

Ëshë transmetuar në Sahihun e Buhariut dhe Muslimit se Pejgamberi (Sal-lAllahu alejhi ve sel-lem) ka thënë: “Agjërimi më i dashur tek Allahu është agjërimi i Davudit a.s ai agjëronte një ditë, ndërsa në ditën tjetër nuk agjëronte”.

Nga ky hadith kuptojmë se lejohet veqimi i ditës së shtunë me agjërim, nëse njeriu agjëron këtë llojë agjërimi ( agjërimin e Davudit a.s), ashtu që patjetër se do t’i ndodhë të agjëroj ndonjëherë edhe ditën e shtunë, ngjashëm me këtë nëse në ditën e shtunë bie dita e arafatit, apo dita e ashuras; lejohet të agjërohet, për faktin se ai nuk e agjëron për shkak se ajo ditë është ditë e shtunë, por e agjëron për vlerën e madhe që ka agjërimi i asaj ditë ( arafatit, apo ashuras….).

Allahu e dinë më së miri!

Hoxhë Bali Sadiku

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit