1.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Aeroporti i Stambollit i pari në Evropë me mesataren e fluturimeve ditore

Më të lexuarat

Sipas raportit të fluturimeve të Organizatës Evropiane për Sigurinë e Navigimit Ajror (EUROCONTROL) i cili përfshin periudhën 18-24 nëntor, aeroporti i Istanbulit renditet si aeroporti më intensiv në Evropë.

Në një deklaratë nga llogaria e medias sociale të Drejtorisë së Përgjithshme të Aviacionit Civil thuhet se në periudhën 18-24 nëntor, aeroporti i Istanbulit ka qenë aeroporti më intensiv në Evropë me një mesatare prej 1.220 fluturime ditore.

“Sipas Raportit Gjithëpërfshirës të Vlerësimit të publikuar nga EUROCONTROL për periudhën 18-24 nëntor 2022, aeroporti i Istanbulit ka qenë sërish aeroporti më intensiv në Evropë”, thuhet në deklaratë.

Pas aeroportit të Istanbulit, i dyti është renditur aeroporti “London Heathrow” me 1.143 fluturime mesatarisht në ditë ndërsa aeroporti “Paris Charles de Gaulle” i treti me një mesatare prej 1.106 fluturimesh në ditë./Anadoluagency/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit