3.4 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

A shërben dënimi i varrit si pastrim nga gjynahet për besimtarin?

Më të lexuarat

Përgjigje: Dënimi i besimtarëve në varre për gjynahet e tyre është diçka e vërtetë dhe e përmendur nga profeti Muhamed -alejhi selam- si në këtë hadith:
“Ky umet do të sprovohet në varret e tyre. Sikur të mos kisha frikë se do t’a linit varrosjen (e njeriut kur nërron jetë) do t’a kisha lutur Allahun t’a dëgjonit dënimin e varrit të cilin po e dëgjoj.” E transmeton Muslimi.

Imam Kurtubiu -Allahu e mëshiroftë- thoshte: “Dije se dënimi në varr nuk është vetëm për mohuesit dhe as i veçantë për munafikët, por ai shoqërohet edhe nga një grup besimtarësh secili sipas realitetit të punës së tij dhe gabimit që ka qenë shkaku i rrëshqitjes së tij.” Shih librin e autorit me titull “Et-Tedhkira”.

Sheihul-islam Ibn Tejmije -Allahu e mëshiroftë- në lidhje me punët me të cilat mund të fshihen gjynahet, thotë: “Ajo që ndodh në varr prej sprovave, shtrëngimit dhe tmerrit, janë prej punëve që  fshihen me to gjynahet.” Shih librin ‘Mexhmu El-Fetaua’.

Ibn El-Kajimi -Allahu e mëshiroftë- kur flet rreth Hauarixhëve të cilët mohojnë besimin e atyre besimtarëve që bien në gjynahe të mëdha, thotë: “Ata nuk besojnë në argumentet e sakta që nxisin në dashurinë për besimtarët dhe kujdesin për ta, edhe nëse bien në disa gjynahe të cilat mund të fshihen me; teube të sinqertë, istigfar, punë të tjera të mira, fatkeqësi, duanë e myslimanëve për të gjatë jetës dhe pas saj, sprovën e varrit, sprovat e ditës së kiametit, shefatin e atyre që lejon Allahu, sinqeritetin e teuhidit, dhe rahmetin e më të Mëshirshmit të mëshiruesve.” Shih librin e autorit me titull “Ilam El-Muekiijn”.

Pra, dënimi i varrit sipas dijetarëve është pastrues për gjynahet, dhe kështu ai mund të jetë shkak që robi të mos dënohet më pas llogarisë në ditën e kiametit.

 

Dr. Abdullah Nabolli

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit