-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

A pranohet në islam dashuria paramartesore?

Më të lexuarat

Përgjigje: Nuk ka në islam dashuri paramartesore, jashtë rrethit të kurorës. E vetmja dashuri që njeh Allahu i madhëruar dhe ligji i Tij është dashuria bashkëshortore siç ka thënë Allahu i madhëruar në Kuran:
“Dhe prej mrekullive të tij është se ka krijuar prej jush gra (bashkëshorte) që të preheni te to dhe bëri mes jush dashuri dhe mëshirë. Në këtë ka mrekulli për atë që mendon” Sure Er-Rum: 21.

Dashuria e lindur jashtë rrethit të martesës në Islam quhet sëmundje epshi.
Allahu i madhëruar thotë:
“O Muhamed! Thuaju besimtarëve që të ulin prej shikimeve të tyre dhe të ruajnë nderin e tyre.” Sure En-Nur: 30.
Dhe thotë gjithashtu:
“O gratë e Profetit, ju nuk jeni si të gjitha gratë e tjera (në grada dhe mirësi) nëse doni të jeni të devotshme. Atëherë mos zbusni fjalët që të lakmojë ai i cili ka në zemër sëmundje por thoni fjalë të pranueshme (dmth: biseda të nevojshme dhe serioze)” Sure El-Ahzab: 32.
Nëse shikimi është i ndaluar dhe bisedat janë të ndaluara dhe dashuria nuk lind veçse me shikime dhe biseda atëherë dashuria është e ndaluar jashtë rrethit martesor.

Ajo që lejohet në islam para martese është pëlqimi me qëllim martese dmth: të kërkojë një vajzë që i pëlqen duke parë dhe e studiuar e pastaj nëse merr dakortësinë e familjes martohen.

Ama ka dallim mes pëlqimit dhe dashurisë sepse dashuria është të sillesh me dikë si burri me gruan me: shikime, takime, biseda, ledhatime madje dhe intimitet, ndërsa pëlqimi është larg të gjitha këtyre veprimeve, prandaj mos u mashtro me çfarë thonë shejtanët e njerëzve dhe të xhindëve!

 

Dr. Abdullah Nabolli

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit