-4.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

A njeh Islami ndarje të klasave në shoqëri?

Më të lexuarat

PYETJA : I nderuari hoxhë! Në çfarë bazë ndërtohen kategoritë dhe shtresat shoqërore (ndarja klasore) në islam? Pra, si ndërtohen dhe në cilët ku- fij ekzistojnë?

PËRGJIGJJA:

Falënderimi i takon Allahut xh.sh., Krijuesit të qiejve dhe të tokës, kurse paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi të Dërguarin e Tij… Gjatë historisë, shoqëritë njerëzore i kanë njohur format e ndryshme të ndarjeve klasore. Në disa nga ato, ndarja klasore ishte e themeluar ashtu që kanë ekzistuar shtresat sunduese, ushtria, bujqit dhe robërit. Në bazë të këtyre ndarjeve në shoqëri, u paraqitën shumë padrejtësi, nënshtrime, shtypje, eksploatime dhe ndërprerjen e të drejtave the- melore të njeriut.

Sa i përket ligjit të Allahut (Sheriati), ai absolutisht nuk njeh një ndarje të këtillë, por i barazon të drejtat e të pasurve dhe të varfërve, të shquarit dhe atij që është i nlnçmuar. Në islam, baza e vetme që vjen deri te dallimi dhe gara për të qenë i pari në mesin e njerëzve është ajo që është përmendur në Kuranin Famëlartë, ku Allahu xh.sh. thotë:

“O ju njerëz, vërtet Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s’ka dyshim se te Allahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (këqijat), e Allahu është shumë i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë.” (El-Huxhurat: 13)

Në këtë kuptim janë edhe fjalët e të Dërguarit të Allahut, salallahu alejhi ve selem: “O njerëz! Me të vërtetë Zoti juaj është Një dhe stërgjyshi juaj është një. Nuk ka përparësi arabi ndaj joarabit, as joarabi ndaj arabit, as i bardhi ndaj të ziut, e as i ziu ndaj të bardhit, përveç me devotshmëri, “¹

Kjo është baza dhe esenca në të cilën shtrihet shoqëria në islam. Sot, njerëzimi në kornizat e saj kozmopolite dhe në vizionet e saj supozuese po përpiqet ta realizojë një formë të formës shoqërore, mirëpo në këtë dështoi. Shkaku i këtij mossuksesi gjendet në faktin se nuk po pasohet rruga e vetme e drejtë që çon deri te caku. Ajo rrugë është drejt Allahut, andaj nuk janë duke qëndruar nën bajrakun e Allahut që tubon.

Njerëzit që jetojnë në planetin Tokë, janë të lidhur ndërmjet veti me format e ndryshme të lidhjeve. Të gjitha ato kanë rëndësinë dhe tërheqshmërinë në jetët e tyre. Këtu janë lidhjet farefisnore, fuqia (forca, takati), paraja (pasuria), por edhe ajo që krijohet nga shpërndarja e këtyre vlerave që shquhen me lidhje pragmatike, ekonomike dhe të tjera. Gjatë historisë, gjendjet dhe pozitat e njerëzve në marrëdhëniet reciproke dallojnë ndërmjet veti, kështu që disa kanë përparësi ndaj të tjerëve sipas kritereve të kësaj bote. Pastaj vjen islami që në mënyrë të qartë thotë:

“… te Allahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (këqijat).”(El-Huxhurat: 13)

Kështu, duke refuzuar dhe përbuzur të gjitha vlerat që e kanë pa- sur rëndësinë dhe peshën e tyre në jetën e atëhershme të njerëzve dhe duke i zëvendësuar të gjitha këto me vlerën e re e cila në mënyrë di- rekte thithet dhe merret prej Shpalljes që është e vetmja e pranuar te Allahu i Lartësuar. Bëhet fjalë për devotshmërinë që manifestohet dhe tregohet nëpërmjet adhurimit dhe kryerjes së veprave të mira për Atë që s’ka shok, fëmijë e partner. Pastaj nëpërmjet dëgjueshmërisë së Tij në atë që e ka urdhëruar dhe duke u larguar në atë që Ai e ka ndaluar, duke dashur që me këtë të arrihet kënaqësia e Allahut xh.sh. e Xheneti i Tij dhe duke duke pasur frikë prej zemërimit të Tij dhe Xhehenemit. Dije se Zoti xh.sh. e sheh atë që e veprojnë robërit e Tij.

¹Ahmedi në Musned, hadithi nr. 22391, ndërsa ai gjendet në Es-Silsiletus-sahiha, ha- dithi nr. 2700.

/Shejh Salih el-Munexhid/

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit