-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

A mund të kenë mëkatet pasoja në të gjitha aspektet e jetës sonë dhe a ndikon devotshmëria e prindërve tek fëmijët?

Më të lexuarat

Përgjigja

Ndikimet e mëkateve

“Ka përmendur Ibnul Kajjimi në librin e tij “El xheuabul kafij” (Sëmundja dhe ilaçi) dhe ka folur për këtë temë, ka thënë se gjynahu ka ndikim tek njeriu, në shtëpinë e tij, në pasurinë e tij, tek familjarët e tij, dhe tek të gjitha punët e tij, por këtë nuk e ndjejnë veçse njerëzit e vëmendshëm, që shohin me sytë e zemrës, të cilët kanë pozitë tek Zoti i tyre (që kanë vepra të mira të shumta). Allahu i Lartësuar ka thënë: “Dhe babai i tyre ishte i devotshëm”. Prandaj kanë thënë dijetarët: Përmirësimi i baballarëve (prindërve), dhe devotshmëria e tyre me leje të Allahut bëhet shkak për përmirësimin e fëmijëve, dhe bën që ata të jenë në rrugë të drejtë. Pra nëse prindërit janë vepërmirë, ecin në rrugë të drejtë, Allahu do ta bëjë që kjo gjë të ndikojë për mirë, të lerë gjurmë të mira edhe tek pasardhësit e tyre, dhe në të gjitha çështjet e tyre. Dhe në hadith ka ardhur: “Ruaji kufijtë e Allahut që Ai të të ruajë ty! Ruaji kufijtë që ka vendosur Allahu, që ta gjesh Atë në krahun tënd.” E përcjell Tirmidhiu dhe tha: Ky është hadith i mirë i vërtetë.”

AbdulAziz bin Abdullah Al esh Shejkh, Myftiu i përgjithshëm i Arabisë Saudite.
“Mexhel-letul buhuth el islamijeh” (41/91)

Emin Bilali / udhaebesimtareve.com

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit