4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

A mund të falem në të njëjtin rresht me djalin dhe bashkëshortin në shtëpi? A mund të falem në vende të hapura (p.sh. përtokë) ose rrugës kur jam në udhëtim dhe nuk gjej ndonjë vend të caktuar për falje?

Më të lexuarat

Pyetje: A mund të falem në të njëjtin rresht me djalin dhe me bashkëshortin tim në shtëpi? A mund të falem në vende të hapura (p.sh. përtokë) ose rrugës kur jam në udhëtim dhe nuk gjej ndonjë vend të caktuar për falje?

Përgjigja: Kur një femër dhe një mashkull falen pas të njëjtit imam, femra muslimane duhet të qëndrojë në rreshtin pas meshkujve, përfshirë edhe fëmijët meshkuj. Pra, në këtë rast, nuk është e lejuar që të falesh në të njëjtin rresht me djalin dhe bashkëshortin, ose përpara tyre, por duhet të qëndrosh në rreshtin pas tyre. Përjashtime janë rastet e domosdoshme si në grupime të mëdha njerëzish (si në Qabe gjatë haxhit) ku lejohet që femrat të falen në të njëjtin rresht me meshkujt ose para tyre. Ky rregull është për të siguruar përulësinë dhe vëmendjen e duhur gjatë namazit(takimit me Allahun)

Kur femra dhe mashkulli falen secili më vete, nuk ka problem që femra të falet në të njëjtin drejtim ose para një mashkulli që po falet.

Nëse një femër falet si imam për femrat e tjera, ajo mund të qëndrojë në mesin e tyre në të njëjtin rresht – që është më e mira – ose para tyre, siç qëndron imami mashkull.

Ndërsa për sa i përket vendit ku falet namazi, duhet ditur se namazi lejohet që të falet në çdo vend, me kushtin që sipërfaqja mbi të cilën do të kryhet falja të jetë e pastër dhe vendi të jetë pa probleme të cilat i ka ndaluar feja islame, siç qëndron problemi me vendet që janë pjesë e territorit të varrezave ose të një dhome apo faltorje në të cilën gjendet qoftë edhe një varr i vetëm, ose poshtë të cilave dihet se ka eshtra të vdekurish; ose siç qëndron problemi me vendin që është tokë e grabitur; etj…

/Jeta e Vërtetë/

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit