5.9 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

A lejohet veshja e rrobave të njeriut të vdekur?

Më të lexuarat

Pyetje: A lejohet me i veshë rrobat e një të vdekuri, mua më ka vdekur gruaja e axhës dhe deshta me të pyet a bënë me i veshë rrobat e saj?

Përgjigje: Nuk ka ndonjë ndalesë për veshjen e teshave që ka lënë i vdekuri. Lejohet që familja e tij t’i shfrytëzojnë gjërat që ka lënë ai, qoftë duke i përdorur ato në jetën e përditshme, qoftë duke i shitur ato, apo duke i dhënë sadaka për të varfërit dhe nevojtarët.

Thotë Shejh Ibn Uthejmini: Nëse njeriu vdes, të gjitha gjërat u takojnë atyre që e trashëgojnë atë.. Dhe nëse kalon pasuria e tij te ta, atëherë ata veprojnë me të ashtu siç veprojnë me pasurinë e tyre. Dhe nëse thonë (ata që e trashëgojnë atë) se teshat e tij ia lëmë njërit prej tyre dhe ata i veshin ato, lejohet dhe nuk ka ndonjë të keqe. E nëse pajtohen që të gjitha ato t’i japin sadaka, nuk ka ndonjë ndalesë. Dhe nëse pajtohen që t’i shesin ato, gjithashtu nuk ka ndonjë ndalesë. (Fetava Nurun Ala Derb)

Allahu e di më së miri.

Hoxhë Omer Bajrami

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit