8.3 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Sekretari i Jashtëm britanik: Izraeli të respektojë ligjin ndërkombëtar

Më të lexuarat

Sekretari i Jashtëm i Britanisë, James Cleverly tha se Izraeli ka të drejtë të mbrojë veten por që këtë duhet ta bëjë në kuadër të ligjit ndërkombëtar

 

Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, James Cleverly tha se Izraeli ka të drejtë të mbrojë veten por që këtë duhet ta bëjë në kuadër të ligjit ndërkombëtar, transmeton Anadolu.

Cleverly foli në televizionin shtetëror NHK të Japonisë në margjinat e takimit të ministrave të Jashtëm të G7-tës në Tokio, që organizohet nga Japonia si presidente e radhës e G7 për vitin 2023.

Duke folur për tensionet në rritje muajin e fundit në Lindjen e Mesme, Cleverly rikujtoi sulmet e Izraelit kundër Rripit të Gazës dhe vuri theksin mbi “ligjin ndërkombëtar”.

“Izraeli ka të drejtë të mbrojë veten por kjo duhet të bëhet në kuadër të ligjit ndërkombëtar”, tha ai.

Lidhur me pretendimin e Izraelit se po “mbron veten kuadër të kësaj”, Cleverly tha se Britania do të vazhdojë të mbajë në rend dite çështjen dhe thirrjet e saj për respektimin e ligjit ndërkombëtar.

Ai bëri thirrje për pauzë të konfliktit në Rripin e Gazës dhe për dërgimin e më shumë ndihmave humanitare në rajon.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit