2.6 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

A lejohet të pijmë në enët që janë përdorur për verë?

Më të lexuarat

Pyetja: Cili është vendimi islam mbi pirjen e lëngut hallall në një gotë që përdoret për konsumimin e verës ?

Përgjigjja: Falënderimi i qoftë Allahut.
Është më mirë për një musliman të shmanget nga përdorimi i enëve që përdoren për gatimin e mishit të derrit dhe pijen e alkoolit, por nëse ai nuk mund të gjejë asgjë tjetër, atëherë lejohet që ai t’i përdorë ato me kusht që t’i lajë me ujë para përdorimit.

Ebu Thalebe el-Husheni, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell e thotë se pyeti të Dërguarin e Allahut (bekimet dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) e i tha: Ne jetojmë afër ithtarëve të Librit (krishterët e çifutët) dhe ata gatuajnë mish derri në enët e tyre dhe pijnë verë në gotat e tyre. I dërguari i Allahut (bekimet dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) tha: “Nëse mund të gjeni të tjetëra, hani dhe pini nga to. Nëse nuk gjeni tjetëra, atëherë lani me ujë dhe hani e pini në to.

E shënon Ebu Davudi (3839); baza e këtij hadithi gjithashtu është shënuar tek Buhariu dhe Muslimi.

Njashtu, nuk mendojmë se gjërat janë kaq të vështira për muslimanët sot, sa nuk mund të gjejnë gota tjera për të pirë lëngje përveç nga gotat e verës.

Më pas, nëse ai pi lëngje nga një gotë vere, kjo hap derën e të qenit i akuzuar. Kushdo që e sheh, mund të mendojë se po pi alkool. Ndërsa besimtari duhet që të mbyllë çdo derë që mund të çojë njerëzit të kenë thashetheme rreth tij.

Por, nëse qëllimi i atij që pi nga një gotë vere është të imitojë ata që pijnë alkool në mënyrën se si pijnë, atëherë në këtë rast është haram të pijë nga ato gota, sepse imitimi i njerëzve mëkatarë dhe keqbërës është haram.

Allahu e di më së miri.
Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit