2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

A lejohet të jap ryshfet për ta marr lejen e vozitjes?

Më të lexuarat

Nuk lejohet dhënia e ryshfetit. Në Islam ryshfeti i ndaluar. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Allahu e ka mallkuar atë që jep ryshfet dhe atë që merr ryshfet.” Ai është prej mëkateve të mëdha. Është mallkim prej Allahut. A ka më mëkat më të madh sesa ato mëkate për të cilat Allahu ka mallkuar?! E ky mallkim nënkupton se Allahu e ka përzënë nga mëshira e Tij vepruesin e tyre. Mirëpo, ti tento disa herë dhe me lejen
e Allahut e merr lejen e vozitjes. Nëse e njeh vozitjen dhe nuk bën gabime (në prova), nuk të rrëzojnë pse nuk u ke dhënë ryshfet. Kjo është prej përvojës së njerëzve. Disa persona janë përballur me këtë problem, mirëpo me lejen e Allahut e kanë marrë lejen pa dhënë ryshfet.

 

Hoxhe Lulzim Perçuku
https://udhezimi.com/

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit