2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

A lejohet të falet suneti i sabahut pas farzit por para se të lind dielli?

Më të lexuarat

Pyetja: Esselamu alejkum, kemi shkuar në xhami për namazin e sabahut, kur arritëm farzi vetem se kishte filluar, pas mbarimit të farzit si qëndron puna e faljes së sunnetit?

Përgjigje: We alejkum selam, nëse suneti i sabahut ngel të falet pas sabahut atëherë i kemi dy mundësi: të falet pas farzit ose pas lindjes së diellit, për të dy forma ka argumente nga sunneti i pastër i të Dërguarit alejhis-selam.
Shejhu i madh ibn Bazi thotë: Më mirë është të falet pas lindjes së diellit!
Përveç nëse ka frikë të harrohet (ose ka ndonje punë), atëherë më mirë është të falet pas farzit dhe para lindjes së diellit, nëse nuk ka kohë shkaku i lindjes se diellit atëherë e falë para dhikrit, përndryshe mbas dhikrit.
Allahu di më së miri

Hoxhë Zeki Çerkezi

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit