Përgjigje: Sikurse lejohet të bëhet haxh për të vdekurin ashtu lejohet edhe umre, po ashtu edhe tavaf, si dhe të gjitha veprat e mira.
Imam Ahmedi, rahimehull-llah, ka thënë: “Çdo vepër e mirë që be- het dhe sevapet e saj i dhurohen ndonjë muslimani të gjallë apo të vde- kur, këto i bëjnë dobi. Mirëpo lutja për të vdekurin është më me vlerë se- sa dhurimi i sevapeve. Argument për këtë është fjala e Resulull-llahut. sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem: “Kur të vdesi njeriu, puna e tij ndërpritet përveç nga tri rrugë: sadakaja rrjedhëse, dituria me të cilën përfitohet apo fëmja i mirë që lutet për të”.”
Mënyra e argumentimit nga ky hadith është se Resulull-llahu, sal- lall-llahu alejhi ue sel-lem, nuk ka thënë: “…apo fëmja i mirë që do të bëjë ibadet për të, do të lexojë Kur’an, do të falet, do të bëjë umre apo të agjërojë”, edhe pse hadithi është në kontekst për punën. Është duke fo- lur për punën, e cila ndërpritet me vdekje.
Sikur të ishte e kërkuar që njeriu të veprojë për babain apo për nënën. Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, do të thonte: “..apo.fëmija i mirë që do të punojë për të”.
Mirëpo, nëse dikush bën një vepër të mirë dhe sevapet ia dhuron ndonjë muslimani, kjo është e lejuar.
Shejh Uthejmini – ” Kushtetë e fesë”