5.9 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

A lejohet ta shkurtojë namazin ai që shkon në det për t’i bërë mëkat Allahut?!

Më të lexuarat

Ai/ajo që merr një udhëtim për ta mëkatuar Allahun ﷻ, apo për t’i luftuar muslimanët nuk lejohet t’i përdorë lehtësimet që do vinin përshkak të udhëtimit, si shkurtimi i namazeve (nga katër rekate në dy), prishja e agjërimit apo dhënia e mes’hut mbi çorapa. Ky lloj i udhëtimit është klasifikuar nga dijetarët si “udhëtimi i mëkatit” dhe ky mëkatar nuk lejohet të ndihmohet në mëkate me lehtësime. Ky është qëndrimi i Shafive, Malikive dhe Hanbelive.
Ndërsa nëse shkon në një udhëtim të lejuar nga ana fetare (edhe në qoftëse është në det, porse kuptohet ku nuk mëkatohet Allahu ﷻ) ai/ajo mund t’i përdorë lehtësimet edhe nëse gjatë udhëtimit bie në ndonjë mëkat. Duhet të shikohet qëllimi bazik i udhëtimit a është mëkati apo jo.

Allahu ﷻ e di më mirë!

Ardian Elezi

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit