3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

A lejohet që gruaja t’ia japë zekatin burrit të saj?

Më të lexuarat

Pyetje: A lejohet që gruaja t’ia japë zekatin burrit të saj?

Përgjigje:

Falenderimi i takon Allahut, Zotit të botërave.
Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Tij.

Rreth kësaj çështjeje ka mosmarrëveshje të fortë, dhe dijetarët janë ndarë mes tyre në disa mendime.
Mendimi që më duket më i saktë rreth kësaj çështje, është se lejohet që gruaja t’ia japë zekatin burrit të saj.
Ky është mendimi i dy shokëve të Ebu Hanifes, Ebu Jusufi dhe Muhamed ibnul Hasen Esh-shejbanij, një mendim i disa dijetarëve në medhhebin e imam Malikut, dhe një transmetim në medhhebin e Imam Ahmedit. Këtë mendim e kanë zgjedhur edhe Shejhul Islam Ibnu Tejmijje, Ibnul Mundhir, Ibn Hazmi, Es-Sananij dhe Esh-Sheukanij.

Allahu e di më mirë!.

/t.me/HarizAllkoci

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit