-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

A lejohet përdorimi i morfinës për të lehtësuar dhimbjen e pacientit?

Më të lexuarat

Pyetja:

A lejohet përdorimi i morfinës për të lehtësuar dhimbjen e pacientit?

***

Përgjigjja:

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi Pejgamberin ﷺ, mbi familjen dhe shokët e tij.

Lusim Allahun xh.sh. që t’i shërojë muslimanët e sëmurë dhe t’u japë shërim që nuk lë pas asnjë sëmundje. Nuk ka asgjë të keqe me përdorimin e morfinës për të lehtësuar dhimbjen e pacientit, për sa kohë që nuk ka ilaç tjetër kundër dhimbjeve. Kjo është e lejuar për shkak të nevojës. U pyetën dijetarët e Komisionit të Përhershëm për Fetva:
“Cili është vendimi i përdorimit të petidinës ose morfinës – që janë ilaçe që kanë efekt dehës – në rast nevoje apo kur nevojitet?”
Ata u përgjigjën: “Nëse nuk dihet ndonjë substancë tjetër e lejuar që mund të përdoret për të lehtësuar dhimbjen e pacientit përveç këtyre dy substancave, atëherë lejohet përdorimi i njërës prej tyre për të lehtësuar dhimbjen në rast nevoje. Kjo vlen për sa kohë që përdorimi i tyre nuk do të ketë dëm më të madh ose të barabartë, si për shembull varësia.”
Shejh ‘Abdul-Aziz ibn Baz,
Shejh ‘Abdu er-Rrezak ‘Afifi,
Shejh ‘Abdullah ibn Gadjan,
Shejh ‘Abdullah ibn Ka’ud.
Gjatë konferencës “Simpoziumi i tetë i jurisprudencës mjekësore: Një pikëpamje islame mbi disa probleme shëndetësore dhe substanca të papastra dhe haram në të ushqyerit dhe mjekësinë” – e cila u mbajt në Kuvajt, 22-24 Dhul-Ka’de 1415 H/22-24 Maj 1995 es, u tha sa vijon: Substancat dehëse janë të ndaluara dhe nuk lejohet marrja e tyre përveç për qëllime të trajtimit të pashmangshëm mjekësor dhe në sasitë e përcaktuara nga mjekët, dhe ato konsiderohen si të pastra (tahir). Allahu e di më së miri.

islamqa.info

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit