3.4 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

A lejohet microblanding(formë e re e tatuazhit të vetullave)?

Më të lexuarat

Një motër pyet për microblanding të vetullave, thotë a është kjo si bërja tattoo, dhe nëse nuk është ateherë a lejohet kjo çështje?
Allahu ju shpërbleftë për mundin

Falënderimi i takon Allahut.
Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të dërguarin e Tij.

Fillimisht do të përgjigjemi pyetjes se çfarë është microblanding?
Teknikisht, microblanding është tatuazh i vetullës, por në një formë më të moderuar.  Microblandig realizohet përmes ndërhyrjeve të vogla në lëkurë, me vija që imitojnë qimet.

Dhe përderisa është tatuazh apo i përngjan atij nuk lejohet bërja e tij.
  Profeti – alejhi selam- ka thënë:
“I mallkoftë Allahu ata të cilët e bëjnë tatuazhin dhe ata të cilët kërkojnë që t’ju bëhet atyre.”
(Transmetoi Muslimi.)

Allahu e di më së miri.

/Përgjigje nga Adelina Kuçana/

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit