3.4 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

A lejohet mbajtja e byzylykëve Van Cleef dhe lule tërfili katërflet?!

Më të lexuarat

Pyetje: A lejohet ky byzylyku me këtë lloj lule si në foto të mbahet nga ne muslimanët?
Këtëe lloj aksesori van cleef që është formë gjethi / shamrock a e kemi të lejuar ta mbajmë?

Së pari: Çfarë simbolizon kjo van cleef?
Simboli në fjalë quhet në latinisht “quatrefoil”,  dmth katër gjethe, që njihet si lule tërfili me katër fletë ose katërfletëshi dhe është përdorur prej popujve të ndryshëm me kuptime të ndryshme. Në kohë paganizmi ka simbolizuar edhe akoma simbolizon fatin e mirë, për popullin Maja ka simbolizuar nëntokën, për amerikanët indigjene simbolizon anët e horizontit. Së fundmi është përdorur nga të krishterët edhe prej këndvështrimit të tyre simbolizon katër ungjijtë ose kryqin. Dhe gjendet në produktet e Louis Vuitton, në arkitekturë, art.., etj. Teknikisht nuk është një lule me katër fletë, por është një simbol i fatit të mirë që njihet dhe vlerësohet gjerësisht tek këta njerëz, të cilët besojnë se gjetja e një tërfili me katër fletë sjell fat dhe prosperitet.
(E gjitha kjo që përmendem gjendet tek website e tyre.)

Së dyti: Nuk lejohet vendosja e këtyre byzylykëve duke pasur besimin se ato të sjellin fat, sepse me këtë ke bërë shirk dhe marrin gjykimin e hajmalive. Ne e kemi të ndaluar të lidhemi me iluzione, simbole idhujtarie që dobësojnë besimin duke e bërë mbajtësin e tyre të besojë se hajmalia mund t’i sjellin fat.
Kjo është arsyeja pse sheriati përforcoi ndalimin e tyre, si në hadithin e Ukbeh bin Amir (radijAllahu anhu) se profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
”Ai që lidh një hajmali Allahu nuk do t’ia plotësoj dhe ai që lidh një guacë Allahu nuk do ti dhurojë rehati.”

Së treti: Nuk lejohet mbajtja e këtyre byzylykëve për zbukurim edhe nëse nuk beson se ato do të sjelin fat (sërish është e ndaluar), për arsyet e mëposhtme:
1- Origjina e një simboli të tillë nuk është vendosur për zbukurim, por kryesisht si një hajmali që të sjell fat dhe mbajtja e saj është e ndaluar.
2- Sepse me këtë veprim u përngjason jomuslimanëve dhe i imiton ata në këtë gjë që është e veçantë për ta. Imitimi apo përngjasimi i jomuslimanëve është i ndaluar. Profeti, paqja e bekimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë:
“Kushdo që imiton një popull është prej tyre.”
[Transmeton Ebu Davudi. nr. 4031;  Ahmedi, nr. 5114.]
3- në mbajtjen e këtij simboli ka promovim të këtyre hajamlive dhe besimin se ato sjellin fat dhe kushdo që e shikon mendon se është mbajtur me atë besim.
4- nëse do të jetë në kuptimin e tyre që simbolizojnë kryqin, i cili është simbol i një besimi të rremë, të cilin Zoti i Madhëruar e ka mohuar dhe përgënjeshtruar në Librin e Tij, prandaj nuk i lejohet muslimanit ta vendosë atë; përkundrazi, ai duhet t’i frikësohet Zotit të Plotfuqishëm dhe t’i shmanget simbolit të mosbesimit që të krishterët e kanë trilluar në fenë e tyre.
Prandaj, lënia e përdorimit të këtyre simboleve është detyrë.

– Dhe elhamdulilah ka të tjera lloje të zbukurimit përveç van cleef (katërfletëshit) dhe hapsirë të gjerë të atyre janë të lejueshme dhe me përdorimin e tyre ka siguri për fenë e muslimanës.

Lusim Zotin të na mbrojë nga shirku qoftë i dukshëm dhe i qartë qoftë dhe i fshehtë.

/AdelinaKucana

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit