-0.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

A lejohet dollia në Islam?

Më të lexuarat

Pyetje: Meqë i kam fëmijët e vegjël, ata mesa duket diku kanë parë që kanë ngritur dolli (ngritur gotat, rahur njëra me tjetrën). Nuk di ndonjë argument nga sheriati për ndalesën e ngritjes së dollisë, por meqë dikur kemi dëgjuar nga dijetarët se është haram dhe e kemi pranuar si të tillë, prandaj edhe jam munduar që fëmijët mos i lejoj të imitojnë të pafetë. Por, me ç’argument mund ta justifikoj këtë ndalim të dollisë? Apo nuk prish punë ngritja e saj?

Përgjigja: Një veprim i tillë është haram, sepse është zakon i jobesimtarëve. Profeti – salallahu alejhi ue selem – na ka ndaluar që t’i përngjasim atyre; ai thotë:
“Kush i përngjan një populli, ai është prej tyre.”

Ashtu siç na ka paralajmëruar që të mos i ndjekim ata, ndonëse me keqardhje po i ndjekim hap pas hapi veprat e tyre; edhe po të futen në vrimën e hardhucës, do t’i pasonim ata…
Realitet shumë i hidhur!

Allahu na mundësoftë që të jemi krenar me fenë tonë dhe zbatues të saj!

 

Përgjigje nga Adelina Kuçana

The post A lejohet dollia në Islam? appeared first on Pyetje dhe përgjigje nga feja islame.

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit