7.3 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

A lejohet dhënia e selamit në këtë formë?

Më të lexuarat

Pyetje: A lejohet dhënia e selamit në formë të shkurtuar “Selam” dhe shqiptimi i tij me o “Selom”? Është një formë që e kam dëgjuar shpesh te muslimanët dhe nuk më duket normale.

Përgjigje: Për sa i përket formës së shkurtuar ajo nuk është e ndaluar, madje është përdorur edhe në gjeneratat e para kur ata shkëmbenin letra me njëri tjetrin dhe në fund shënonin “Uesselam” , mirëpo kuptimin e plotë e merr kur i shtohet nyja shquese el pra Esselam dhe jo Selam.
Ndrësa shndërrimi i fjalës Selam gjatë shqiptimit në Selom është problematike kur ajo bëhet me qëllim, sepse në këtë formë jo vetëm që nuk i jep seriozitetin e duhur termave fetarë por mund të kalojë në tallje dhe përcmim. Kurse në rastin e përdorimit pa patur qëllim por thjesht është mësuar ashtu nga përdorimi i të tjerëve nuk është etike dhe e drejtë. Selami nuk është thjesht një përshendetje e formuluar nga disa fjalë me kuptim gjuhësor të caktuar, por është lutje që muslimanët ia bëjnë njëri tjetrit sa herë që takohen dhe ndahen dhe mbi të gjitha është një nga emrat e Allahut. Në një hadith profetik që e përcjell Enes ibn Maliku, Profeti (alejhissalatu uesselam) ka thënë: “Selami është një prej emrave të Allahut që e ka zbritur në tokë, andaj përhapeni atë mes jush.” (Transmetoi Buhariu në Edeb el-Mufred nr 989)
Theksojmë gjithashtu se Selami duke qenë njëri prej emrave të përvecëm të Allahut duhet përdorur me nyjen shquese “Esselamu”. Pra dhënia e selamit nuk është vetëm një traditë profetike kur e përdorim sa herë që takohemi dhe ndahemi nga njëri tjetri, por ka me tepër vlerë, më shumë bekim dhe më shumë sevape kur kemi për qëllim përhapjen e njërit prej emrave të Allahut mes nesh. Kësisoj këshillojmë që të jemi më korrekt, më të saktë dhe më serioz në shqiptimin e selamit.
Gjithashtu këshillojmë të jepet selami sikur është përcjellur në hadithet profetike për të arritur shpërblimet maksimale. Esselamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu. Në një hadith profetik është përmendur se dhjetë sevape muslimani i fiton me pjesën e parë të selamit “Esselamu alejkum, dhjetë i fiton me “Ue rahmetullah” dhe dhjetë të tjera me “Ue berekatuhu”, pra 30 sevape të plota. (Transmaetuan Ebu Davudi nr 5195 dhe Tirmidhiu nr 2689)

Allahu e di më së miri!

Komisioni i Pyetje & Përgjigjeve pranë LHSH

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit