0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

A lejohen të barten hajmalitë që janë shkruar me ajete të Kuranit?

Më të lexuarat

PYETJA:  Më tregoni, cili është statusi i hajmalive që janë shkruar me ajete të Kuranit apo që janë ndërtuar prej ndonjë gjëje tjetër?

PËRGJIGJA:

Falënderimi i takon Allahut xh.sh., Zotit të qiejve dhe të tokës, kurse paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi të Dërguarin e Tij…

Sa u përket hajmalive që nuk janë ndërtuar prej ajeteve të Kuranit, pa marrë parasysh a bëhet fjalë për eshtra, për dru, për bishin e lepurit apo të ngjashme ato janë të ndaluara me tekst sheriatik. Asgjë prej këtyre gjërave nuk është e lejuar t’i vendoset fëmijës apo dikujt tjetër. I Dërguari (sal-lallahu alejhi ve sel-lem) ka thënë: “Kush var hajmali, ka bërë shirk.”¹

Sa u përket hajmalive të ndërtuara me ajete të Kuranit dhe me lutje të njohura mirë, atëherë dijetarët muslimanë kanë mendime të ndryshme. Njëri grup i paraardhësve të drejtë e kanë lejuar këtë, duke e konsideruar se kjo është njëjtë sikurse leximi mbi të sëmurin.

Grupi tjetër i dijetarëve konsiderojnë se hajmalitë, edhe nëse kanë ajete të Kuranit dhe lutje, ato janë të ndaluara. Kjo transmetohet prej Abdullah ibën Mesudit, Hudhejfes, prej grupit të selefëve dhe prej dijetarëve të mëvonshëm (Allahu qoftë i kënaqur me ta). Ata i ndalojnë të gjitha llojet e hajmalive, me qëllim që të mos hapen dyert e bartjes së asaj që nuk është e lejuar. Kështu, në asnjë hadith ku përmendet ndalesa e bartjes së hajmalive, nuk veçohet ndonjë lloj i caktuar që do të ishte i lejuar. E kemi për obligim që të veprojmë sipas kuptimit të përgjithshëm të hadithit, derisa nuk kemi argument për veçimin e ndonjë lloji të hajmalive nga ndalesa.

Ky është mendimi më i saktë, ngase e përkrahin argumentet sheriatike.

Sikur ta kishim lejuar bartjen e hajmalive që përmbajnë ajete të Kur anit dhe lutje të lejuara, atëherë do të hapej dera që secili të vendos çfarë të dojë. Sikur dikush të përpiqej që ta ndalonte dikënd, ai do të përgjigjej se hajmalia përmban ajete të Kuranit dhe se me këtë ajo është e lejuar. Andaj, nuk duhet të lejojmë që të vijë deri te kjo gjendje.

Ekziston edhe ndalesa e tretë e arsyeshme e bartjes së ajeteve të Kuranit si hajmali, e cila shihet në faktin se njeriu atë hajmali e bart edhe nëpër vende të papastra, siç është tualeti, ndërsa fjalët e Allahut (subhanehu ve te’ala) duhet të respektohen dhe nuk duhet të futen nëpër ato vende.

Shejh ibën Bazi

¹Ahmedi, 4/156

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit