Përgjigjja:
Mund të ketë shenja te haxhilerët, agjëruesit, sadakadhënësit dhe namazlitë, që tregojnë se Allahu ua ka pranuar, e këto janë:
- Kënaqësia shpirtërore;
- Zemra i gëzohet dhe
- Fytyra u bënë dritë.
Kjo për faktin se veprat e mira kanë shenja që reflektojnë e shfaqen në trupin e atij që i bën ato, madje edhe në pamjen e tij të jashtme dhe të brendshme.
Ibn Uthejmini, “Fetva rreth haxhit dhe umrës”, (2/744)
Përktheu: Hoxhë Burim Koçinaj