3.4 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

A ka ndonje hadith që e ndalon me pështy në drejtim të kibles dhe në anën e djathtë?

Më të lexuarat

Pyetja: A ka ndonje hadith që e ndalon me pështy në drejtim të kibles dhe në anën e djathtë?

Përgjigje: Hadithi i ibën Umerit është i ngjajshëm me të Hudhejfes vetëm se është cek se në ditën e kijametit ajo pështymë do të jetë në fytyrën e tij.

Hadithi i Hudhejfes: “Kush pështyen në drejtim të kibles, vjen në ditën e kijametit dhe pështyma e tij do të jetë mes syve te tij/në ballë”
(Transmeton ebu davudi hadithi është hasen i mirë)

Edhe disa hadithe të tjera me kuptim të ngjajshëm

Shtrohet pyetja: A lejohet me pështy në drejtim të kibles a jo?

Këtu janë tri gjendje:
1. Nëse je duke u falur në xhami brenda.
2. Nëse je duke u falur në fushë.
3. Nuk je duke u falur fare.

Gjendjen e parë dhe të dyten nuk lejohet me pështy kurrsesi

Tek e treta ka mospajtim, disa kanë thënë ndalohet tërësisht në namaz dhe jasht namazit, ketë mendim e përkrah edhe shejh Albani duke u mbështet në hadithin e Hudhejfes që e cekem me lartë, ndërsa të tjerët thojnë se është e ndaluar në namaz e jo edhe jashtë namazit.

E çka me bërë me hadithin e Hudhejfes?
Kanë thënë se ka disa transmetime se edhe në hadithin e Hudhejfes është për qëllim në namaz, se ka ardhë në musannef të ibën ebi Shejbes po i njejti hadith me shtesen (në namaze)

Hadithi i Enesit e ka shënuar Buhariu në sahihun e tij se Pejgamberi një ditë hyri në xhami dhe ka pareë shenjat e pështymes në murë, është mërzitë, është ndje keq e ketë sahabët e kanë vërejt në fytyren e tij, pastaj ka thënë: Nëse ndonjeri prej juve ngritet për namaz ai është duke biseduar me Zotin e tij, atëherë mos të pështyjë ndonjeri prej juve në drejtim të kibles apo në të djathtën e tij, por në të majtën apo nën këmben e tij…!
Pra, gjykimi është i njejtë si në drejtim të kibles apo në anën e djathtë!!!

Hoxhë  Bali Sadiku

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit