3.4 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

A ka gjynahe që nuk falen me Istigfar (të kërkuarit falje Allahut)? 

Më të lexuarat

 Përgjjigja: Po ka dhe janë ato gjynahe që prekin të drejtat e të tjerëve prej robërve të Allahut dhe zullumet ndaj tyre. Ato nuk i fal Isrigfari edhe sikur dikush të bëjë Istigfar çdo ditë.

Profeti -alejhi selam- thotë: «Kush ka ndonjë zullum që ia ka bërë vëllait të tij në: gjak, pasuri dhe nder, le të vijë tek ai dhe tia kërkojë hallallin para se të vijë një ditë që nuk më as dërhem as dinar veçse të mira e të këqija»

Të drejtat e njerëzve nuk u falen as dëshmorit në rrugën e e Allahut i cili ka dhënë edhe shpirtin për hir të Tij siç thotë i Dërguari i Allahut -alejhi selam-: “I falet dëshmorit çdo gjë veç borxhit”

Prandaj nëse Allahu ia hap dikujt zemren për Istigfar ta shfrytëzojë dlirësinë e zemrës të arritur nëpërmjet istigfarit për ti rregulluar punët edhe me robtë e Zotit se shpëtimi nuk arrihet pa i rregulluar edhe ato punë.

O Allah na fal të gjithëve dhe na mundëso të mos ngatërrohemi me zullume ndaj robëve të Tu! Amin!

 

Hoxhë Abdullah Nabolli

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit