2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

A është vdekja e papritur shenjë e Ditës së Gjykimit?

Më të lexuarat

Pyetje: “A është vdekja e papritur një shenjë para Ditës së Gjykimit? A ka ndonjë mbrojtje kundër saj? A është e mjaftueshme për ti kërkuar Allahu mbrojtje kundër saj?”

Përgjigje: “Ka hadithe që tregojnë se vdekja e papritur do të jetë normale para Ditës së Gjykimit. Kjo është ndëshkim për mëkatarin, kurse qetësi për besimtarin.

Besimtari mund të vdes një vdekje të papritur nga një goditje në tru apo diçka tjetër. Kjo është qetësi për të dhe një mirësi nga Allahu. Kjo është për shkak se ai e ka qenë i nënshtruar, ka qenë në rrugën e drejtë, i përgatitur për vdekjen dhe ka bërë vepra të mira. Është qetësues që ai në një gjendje të tillë vdes një vdekje të papritur në mënyrë që ai ti shpëtojë agonisë së vdekjes, vuajtjeve dhe problemeve.

Kjo gjithashtu mund të jetë një dënim për mëkatarin që vdes në një gjendje të keqe.

Lusim Allahun për gjendje të mirë dhe kërkojme brojtje tek Ai.

Burimi: Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit