-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

A është në rregull namazi nëse gjatë faljes zbulohet një masë e auretit?

Më të lexuarat

Zbulimi i auretit në namaz

Nëse gjatë namazit zbulohet një masë e vogël e auretit për një kohë të shkurtër, namazi nuk prishet. Ky është mendimi i shumicës së dijetarëve.
✨ Argument është hadithi që e transmeton Buhariu prej Amr ibnu Selemes rreth tregimit të pranimit të Islamit prej fisit të tij, thotë: “Kur ishte çlirimi i Mekës çdo fis nxitoi të përqafonte Islamin dhe babai im nxitoi ta pranonte Islamin përpara fisit. Kur erdhi tha: Pasha Allahun ju kam ardhur prej Profetit (salallahu alejhi ue selem)  të vërtetë, ai tha: Faleni këtë namaz në këtë kohë  dhe faleni atë namaz në atë kohë! Njëri prej jush ta thërrasë ezanin dhe t’ju prijë në namaz ai që di më shumë Kur’an. Panë, por vetëm unë dija më shumë Kur’an, ngaqë merrja prej të ardhurve. Më nxorrën përpara, ndërkohë që isha gjashtë apo shtatë vjeç. Kisha veshur një rrobë, që kur bija në sexhde më mblidhej dhe zbulohej aureti. Një grua nga fisi tha: A nuk po e mbuloni auretin e imamit tuaj?! Më blenë një copë dhe ma qepën në formën e një këmishe të gjatë. Nuk jam gëzuar për diçka sikurse u gëzova për atë rrobë”.
 Nëse zbulimi i auretit bëhet për një kohë të gjatë, apo pjesa që zbulohet është e madhe, namazi prishet, sepse nuk konsiderohet që e ka mbuluar auretin.

Lehtësimi i fikhut, prof. dr. Abdullah Xhibrin, 2/121,                                                                                                                                                                                                                                                                                                                 

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit