4.8 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

A është kusht që nijeti të bëhet për agjërimin e çdo dite, apo mjafton vetëm nëse bëhet në fillim të muajit?

Më të lexuarat

Është pyetur shejh Salih bin Feuzan bin Abdilah El Feuzani, Allahu e ruajt:

Nganjëherë agjërojë pa e lidhur nijetin tim në fillim të agjërimit. A është kusht që nijeti të bëhet për agjërimin e çdo dite, apo mjafton vetëm nëse bëhet në fillim të muajit?

Ai u përgjigj: Agjërimi, po ashtu edhe të gjitha veprat tjera, patjetër duhet kryhen me nijet. I Dërguari (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Vërtetë që çdo vepër është sipas nijetit, dhe vërtetë që çdo njeriu do i takojë ajo që bën nijet.” Kurse, në një transmetim tjetër thotë: “Nuk ka vepër (të pranuar), veçse me nijet.”

Pra, për agjërimin e Ramazanit është obligimi nijeti, i cili duhet të bëhet gjatë natës para agimit të asaj dite që e ka bërë nijet ta agjërojë. Kur myslimani ngrihet nga gjumi në fundin e natës dhe han syfyr, kjo tregon se nijeti veçse gjendet tek ai, prandaj, nuk është e nevojshme ta thotë me gojë: unë e bëra nijet agjërimin. Kjo është bidat (risi) që nuk lejohet të veprohet. Nijeti në Ramazan duhet të bëhet për çdo ditë vetmas nga të tjerat. Sepse, secila ditë është adhurim i veçantë (i ndarë nga ditët tjera), prandaj, ka nevojë për nijet (të veçantë). Kështu që, e bën nijet me zemrën e tij, gjatë natës, të agjërojë ditën e ardhme. Nëse e ka bërë nijet, pastaj ka fjetur dhe nuk është zgjuar veçse pasi që ka hyrë agimi, agjërimi i tij është i saktë (i pranuar), sepse, nijeti ka qenë prezent gjatë natës.

 

https://udhezimi.com/

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit