0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

A është i saktë hadithi që tregon se duaja pranohet kur e shikon Qabenë për herë të parë?

Më të lexuarat

Pyetje: A është i saktë hadithi që tregon se duaja pranohet kur e shikon Qabenë për herë të parë?

Përgjigje: Ekziston një hadith i tillë, por nuk është i saktë. Bëhet fjalë për hadithin që përcillet nga Ebu Umame nga Profeti (alejhissalatu uesselam) ku thuhet: “Dyert e qiellit hapen dhe lutja pranohet në katër situata: Në përballjen me armikun, kur bie shi, kur bëhet thirrja për faljen e namazit dhe kur  shikon Qabenë.” Transmetuan Taberaniu në Mu’xhem el-Kebir nr. 7713,  Bejhekiu në Sunen el-Kebir nr. 6533 dhe el-Xhurxhani në “Tertib el-Emali” nr. 1031. Në zinxhirin e transmetuesve (sened) gjendet Ufejr ibn Ma’dani, i cili është tepër i dobët sipas vlerësimit të Jahja ibn Meinit dhe Imam Ahmedit. Ndërsa Ebu Hatim er-Razi thotë se me këtë zinxhir transmetimi Ufejri përcjell shpesh hadithe të panjohura pa asnjë bazë. (Mizan el-I’tidal 3/83) Për këtë arsye ky hadith përcillet me zinxhir (sened) shumë të dobët dhe nuk mund të konsiderohet vepër dhe traditë profetike dhe për rrjedhojë duaja kur shikon Qabenë në formë të posaçme nuk është e argumentuar.

Sidoqoftë besimtari kur e shikon Qabenë dhe bën tavaf qoftë për herë të parë apo sa herë e viziton Qabenë mund ta madhërojë Allahun, ta përmendë Atë, të bëjë lutje, t’i përgjërohet Atij dhe të shpresojë se Allahu do t’ia pranojë lutjen, por nuk mund të përcaktojë diçka specifike si traditë profetike pa pasur argument të saktë rreth saj.

Allahu e di më së miri!

Komisioni i Pyetje & Përgjigjeve pranë LHSH

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit