9.6 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

A është e nevojshme që agjërimi i tri ditëve në muaj të bëhet vetëm në “ditët e bardha”, apo lejohet në cilatdo tri ditë?

Më të lexuarat

Pyetje: Kur të agjërohen tri ditë të çdo muaji, a është e nevojshme që kjo të jetë vetëm në “ditët e bardha”? Apo, është e lejueshme të agjërohet në cilatdo tri ditë të muajit?

Përgjigje: Është e lejueshme të agjërohet në fillim të muajit, në mes, apo në fund, në ditë të njëpasnjëshme apo veç e veç. Por, është më mirë që kjo të bëhet në tri “ditët e bardha”, të cilat janë e trembëdhjeta, e katërmbëdhjeta dhe e pesëmbëdhjeta. A’isha [Allahu qoftë e kënaqur me të] ka thënë: “Pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] agjëronte tri ditë të çdo muaji, dhe nuk ishte me rëndësi për të se a agjëronte në fillim apo në fund të muajit.”

 

Shejh Uthejmini

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit