Pyetja: E di se është e ndaluar për gratë që të heqin qimet nga vetullat, por sa i përket pjesës tjetër të fytyrës? A është e lejuar që gruaja të heqë qimet përmbi buzë ose pjesë të tjera të fytyrës? Në qoftë se gruaja është veçanërisht me qime?
Përgjigje: Falënderimi i takon Allahut!
Së pari: Nuk është e lejuar që të hiqen qime nga vetullat, sepse kjo është “nemisa” për të cilën i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, i ka mallkuar ata që e bëjnë dhe në njëfarë mënyre është ndërrim i krijesës së Allahut dhe është veprim i shejtanit. Në qoftë se burri i thotë gruas që ta bëjë këtë, ajo nuk duhet ta dëgjojë, sepse është gjynah dhe nuk ka respekt ndaj asnjë krijese në qoftë se i bëhet gjynah Krijuesit. Më mirë dëgjueshmëri duhet të bëhet për gjëra që janë të mira dhe të hijshme, siç ka thënë i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem.
Së dyti: Është e lejuar që të hiqen qime nga fytyra përveç qimeve të vetullave. Dëshmia se është e lejuar që të hiqen qime nga trupi për gruan është në principin bazë në të cilin thuhet se kërkohet nga gruaja që ta zbukurojë veten për burrin e saj. Nuk ka asnjë dëshmi se kjo nuk lejohet, përveç për ndalimin e namisës, që nënkupton heqjen e qimeve nga vetullat. Gjithashtu qimet që rriten në mes të vetullave mund të hiqen se ato nuk janë pjesë e vetullës. Allahu e di më së miri.
/Islam Q&A/