0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

A është e lejuar të lypësh nga të tjerët pa pasur nevojë?

Më të lexuarat

Nga Sehël Ibën Handhale, radijall-llahu anhu, transmetohet se i Dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Kush lyp, kurse ka sa i nevojitet, shton për vete gacat e Xhehennemit.” Pyetën: Sa është sasia që nëse e ka, nuk i lejohet të lypë? I Dërguari i All-llahut tha: “Aq sa të ketë për mëngjes dhe darkë.”[^1]

Nga Ibën Mes’udi, radijall-llahu anhu, transmetohet se i Dërguari, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Kush lyp, kurse ka aq sa i nevojitet, do të vijë në Ditën e Gjykimit me fytyrë të gërvishur dhe të shëmtuar.”[^2]

Sjellja e lypësve në xhami dhe falsifikimet

Ka lypës që qëndrojnë para njerëzve nëpër xhami dhe u pengojnë në përmendjen e All-llahut duke gërthitur me ankesat e tyre. Ka që gënjejnë, bëjnë falsifikime të dokumenteve dhe shpikin ndodhira. I shpërndajnë anëtarët e familjes nëpër xhami, pastaj mblidhen dhe transferohen në xhami tjetër, duke poseduar pasuri aq sa që nuk e di sasinë e saj askush pos All-llahut! Kur vdesin, del në shesh pasuria e tyre!

Nevojtarët e vërtetë që nuk lypin

Kurse ka prej nevojtarëve që me të vërtetë kanë nevojë, e të tjerët i konsiderojnë ata si të pasur. Nga nderi që kanë, nuk lypin prej njerëzve, aq sa këta shpesh edhe nuk vërehen, që pastaj t’u dilet në ndihmë.

[^1]: Ebu Davud 2/28. Sahihul-xhami 6280.
[^2]: Ahmed 1/388. Sahihul-xhami 6255. Në sahih Muslim është hadithi nga Ebi Hurejra: “Kush lyp prej njerëzve pasuri për ta shtuar atë, është sikur lyp gacat, prandaj le të mendohet lyp pak apo shumë.” – Ibën Baz.

/Shejh Salih El Munexhidi/

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit