5.5 C
Pristina
Wednesday, January 8, 2025

A është e lejuar loja e shahut?!

Më të lexuarat

Falenderimet tona janë për Allahun s.v.t. e përshëndetjet tona me salate dhe selame të panumërta janë për të Dërguarin e Tij s.a.v.s.

Rreth lojës së Shahut dijetarët kanë mospajtim, përderisa shumica e tyre e ndalojnë, Imam Shafiu rh.a e ka konsideruar të urrejtur , ndërsa Imam Ebu Jusufi rh.a. të lejuar.
Këto janë mendimet e dijetarëve në rast se Shahu nuk luhet me para dhe nuk bëhet pengesë për kryerjen e obligimeve fetare si adhurimet, kujdesi ndaj prindërve e familjes etj. Përndryshe nëse e përcjell diçka e tillë atëherë me konsensuz konsiderohet haram.
Poashtu duhet theksuar edhe faktin se të kapluarit nga loja e shahut dhe varësia prej tij e shëndrron në haram pasiqë i tilli shpenzon jetën e tij kot dhe jeton në shpërqendrim -gaflet nga qëllimi kryesor i ekzistencës së tij.
Ndërsa nëse luan ndonjëherë për hobi duke marrë mendimin e dijetarëve që e kanë lejuar nuk ka gjë të keqe, aq më tepër pasiqë loja e shahut shquhet për zhvillim të inteligjencës dhe si e dobishme për tru.

Vallahu A’lem.

Burimi: pergjigje.net

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit