2.6 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

A e prish vjellja abdesin?

Më të lexuarat

Pyetje: ”A e prish vjellja abdesin?”

Përgjigje: “Thënia e saktë, është që vjellja nuk e prish abdesin, pa e marrë parasysh se a është shumë apo pak. Themi kështu, sepse nuk ka argument se vjellja e prish abdesin. Ky është një rregull shumë me rëndësi si për nxënësin e dijes ashtu edhe për të tjerët.

Rregulli thotë se: “ai veprim për të cilin ka argument, nuk mund të anulohet përveçse me argument të kundërt”. Dhe nuk kemi ndonjë argument nga Profeti salallahu alejhi ue selem se vjellja e prish abdesin. Të njëjtën gjë e themi edhe në rast të plagëve; edhe në rast se nga plaga del gjak shumë, kjo nuk e prish abdesin.

Përveç urinës, nevojës së madhe dhe gazrave, asgjë tjetër që del nga trupi i njeriut nuk e prish abdesin.

Gjithashtu, abdesin e prish, çdo gjë që del nga vendi i nevojës së madhe dhe urinës qoftë gjak apo diç tjetër.”

 

Shejh Uthejmini

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit