Pyetje: Dikush shkon me vonesë në xhami dhe e gjen imamin në ruku. Ai merr tekbir dhe duke bërë rukunë, pa e arritur atë plotësisht, dëgjon zërin e imamit për tu ngritur. A quhet kjo ruku me imam?
Përgjigje: Kjo pyetje është e rëndësishme sepse arritja e rukusë me imam, në namazet me xhemat, është kusht për kapjen e rekatit. Nëse nuk kapet rukuja, nuk quhet rekati siç ka ardhur në hadith.
▪️Atëherë si përgjigje për këtë pyetje duhet të dimë se rukuja ka dy pozicione:
– Ruku e plotë dhe që është përkulja e trupit derisa të bashkohen duartë me gjunjët dhe ti kapësh ato me gishta dhe duke bërë qëndrim të qetë në atë pozicion.
– Ruku e pjesshme dhe që është qëndrimi përkulur pa ato elementet e tjera si qëndrimi i qetë dhe kapja e gjunjëve.
▪️Cilën prej tyre të arrijë, i vonuari për në namaz me xhemat me imamin, e ka arritur rukunë me të dhe nëse ato i kalojnë ato, i ka ikur rukuja me imamin dhe për pasojë edhe rekati.
Ja çfarë thuhet në librat e fikhut!
El-Rafiij nga dijetarët e Shafive thotë:
Nuk i bën dëm rukusë ngritja e imamit nga pozicioni i plotë, përderisa nuk është larguar nga masa e pjesshme. (Shih librin El-Mexhmu)
El-Mexhd Ibn Tejmije thotë:
Masa e përfillshme në ruku është të jetë përkulja e tij më afër përkuljes së plotë sesa ngritjes së plotë. (Shih librin El-Insaf).
El-Adeuij nga dijetarët e malikive thotë:
Arritja e rukusë është me arritjen e përkuljes para se imami të drejtojë shpinën e tij. (Shih Hashijet El-Adeuij)
Ndërsa dijetarët e hanefive në El-Fetaua El-Hindije thonë:
Ai që e arrin imamin në ruku dhe merr tekbir në këmbë dhe pastaj fillon të ulet ndërkohë imami fillon në ngritje, më e sakta është se rekati quhet, sepse ata janë bashkuar qoftë edhe pak para se ai të drejtohet (Pra masa e pjesshme e lartpërmendur).
Dr. Abdullah Nabolli