0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

A E DINI SE OTHMAN IBN AFANI (ALLAHU QOFTË I KËNAQUR ME TË) E KA NJË XHIROLLOGARI NË NJË NGA BANKAT SAUDITE?

Më të lexuarat

 Pas Hixhretit (shpërnguljes), kur numri i muslimanëve në Medine ishte rritur, ishte e nevojshme të zgjidhej problemi me ujë. Njëri prej pusëve më të mëdhenjë të Medines ishte pusi Ruma, i cili ishte pronë e një çifuti.
Ai ishte shumë koprrac sa që nuk lejonte asnjë pikë uji pa pagesë.

Kur e kuptoi Othmani (Allahu qoftë i kënaqur me të), shkoi te ky çifuti dhe i ofroi ta blej gjysmën e pusit.
Një ditë ai do ta shfrytëzonte pusin, kurse ditën tjetër Othmani (Allahu qoftë i kënaqur me të). Çifuti e llogariste se Othmani (Allahu qoftë i kënaqur me të) ishte tregëtar i shkathët, dhe ai do ta rriste çmimin e ujit, ashtu që do të kishte dobi të dyfishtë, dhe pranoi në atë marrëveshje. Por, ndodhi mu e kundërta! Shitja e ujit prej dite në ditë binte, derisa më askush nuk kërkonte ujë nga çifuti. Ajo e çuditi atë dhe duke gjurmuar për arsyen, e kuptoi se Othmani e jepte ujin falas secilit që i nevojitej.

Pas një kohe,çiifuti ia ofroi Othmanit pjesën tjetër të pusit dhe Othmani e bleu, duke e bërë vakf për muslimanët.

Pas njëkohe, një nga as’habët erdhi te Othmani (Allahu qoftë i kënaqur me të), ia ofroi një shumë të madhe të parave që ta blente atë pus. Othmani (Allahu qoftë i kënaqur me të), e refuzonte, duke i thënë: “#Po më japin më #shumë.” Ky vazhdimisht e rriste çmimin, derisa në fund tha:
“Unë e di se nuk ka më blerësa, pra, më thuaj, kush po të jep më shumë se unë?”
Othmani (Allahu qoftë i kënaqur me të) iu përgjigj: “ALLAHU I LARTËSUAR!”

Othmani (Allahu qoftë i kënaqur me të) këtë pus e bëri vakf, dhe pas një kohe rreth pusit u mbollën palma (hurma).

Shteti Osman i kultivonte dhe kujdesej për to derisa u rritën. Pas tyre edhe shteti Saudit kujdesej rreth tyre derisa numri i tyre arriti në 1550 palma. Ministria e bujqësisë kujdesej për këto pallma dhe gjysmën e fitimit ua ndante të varfërve dhe nevojtarëve, kurse gjysmën tjetër e shisnin dhe të hollat i vendosnin në një xhirollogari në bankë e cila ishte në emër të Othman Ibn Afanit.

Pasuria rritej derisa e arriti vlerën aq të madhe sa që me të u ble një pronë toke në zonën qendrore të Medines, në afërsi të Xhamisë së Pejgamberit, në të cilën do të ndërtohet ndërtesa e një hoteli, nga pasuria e njëjtë. Hoteli do të jetë me 5 yje dhe parashikohet se fitimi vjetor do të jetë rreth 50 milionë rialë. Gjysma e asaj shume do t’ju shpërndahet jetimave dhe të varfërve, kurse gjysma tjetër do të ruhet në xhirollogarinë e Othmanit në bankë. Gjithashtu, interesantne është të përmendet se vendi ku gjindet hoteli, në komunë është regjistruar si pronë e Othman Ibn Afanit (Allahu qoftë i kënaqur me të).

Hoxhë Mirell Mazelli

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit