-4.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

A e dini pse ulëset e autobusëve kanë dizajne të çuditshme?

Më të lexuarat

Nëse përdorni shpesh transportin publik, me siguri keni vënë re modelet e çuditshme që kanë ulëset e autobusëve. Në pamje të parë, duket se nuk është menduar shumë për dizajnët me ngjyra të forta dhe detajet e shumta mbi to. Por, në fakt, e vërteta është krejt ndryshe.

Duket se kompanitë e autobusëve zgjedhin modele të ngarkuara në një përpjekje për të larguar vëmendjen tonë nga çdo njollë dhe papastërti që mund të jetë e pranishme. Megjithatë, kjo nuk është arsyeja e vetme për zgjedhjen unike të materialit dhe modeleve.

Harriet Wallace-Jones, bashkë-themeluesja e Wallace Sewell, studioja e dizajnit që ka projektuar pëlhura për transportin në Londër tha se leshi është natyrshëm rezistent ndaj flakës dhe moketa është një pëlhurë që ka më shumë qëndrueshmëri se të tjerat.

Me të vërtetë ka kuptim, vetëm mendoni se sa njerëz ulen në ato ulëse çdo ditë. Materialet që mbahen më pak, si pambuku, do të prishen dhe deformohen shumë më shpejt, duke i bërë ato të duken të dobëta dhe madje edhe më keq se modelet e datuara që kemi tani.

Duke folur për gjërat që janë ‘të datuara’, nuk ka kuptim t’i bëni ulëset të duken në modë pasi tendencat priren të bien dhe të dalin nga moda mjaft shpejt. Pra, ajo që mund të duket vërtet e këndshme dhe e lezetshme një ditë mund të duket goxha e kotë dhe e pafavorshme të nesërmen.

Është thjesht më e lehtë të shkosh me diçka që nuk do të jetë kurrë e lezetshme (më falni çdo fanatik të autobusit atje)./Motilokal

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit