3.4 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

A duhet ta kompensojë namazin dhe agjërimin personi që zgjohet nga gjendja e komës?

Më të lexuarat

Pyetje: Shejkh i nderuar, një person i sëmurë kur filloi muaji i Ramazanit, ra në gjendje kome për shkak të një aksidenti automobilistik dhe nuk u zgjua nga gjendja e komës vetëm se në ditën e njëzet e dy (të muajit Ramazan). Çfarë obligohet për të në lidhje me agjërimin dhe namazin? Dhe një tjetër, që agjëroi ditën e parë të Ramazanit, por në ditën e pestë të Ramazanit, ai pati një aksident dhe ra në gjendje kome për dy javë. Çfarë obligohet për të në lidhje me namazin dhe agjërimin?

Përgjigje: Për sa i përket namazit, asnjëri prej tyre nuk e ka obligim kompensimin e tij sipas mendimit më të saktë. Sepse nëse një personi i humbet logjika për shkak të humbjes së vetëdijes si rezultat i një sëmundjeje apo ndonjë shkaku tjetër përveç sëmundjes, bie nga ai obligimi i namazit dhe nuk është i obliguar për kompensimin e tij.

Ndërsa për sa i përket agjërimit, ai e ka obligim kompensimin dhe duhet të agjërojë ditët që nuk i agjëroi kur ishte me humbje të vetëdijes.

Dallimi midis namazit dhe agjërimit është për faktin se namazi përsëritet. Nëse ai nuk i kompenson namazet që humbi, ai do të falet ditën tjetër më pas. Ndërsa për sa i përket agjërimit, ai nuk përsëritet dhe për këtë arsye, gruaja me menstruacione i kompenson ditët e agjërimit dhe nuk i kompenson namazet.

 

 

 

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Lika esh-Shehri (17)
www.perlatmuslimane.com

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit