3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

A bën ta zgjojmë personin që e ka kapluar gjumi gjatë hutbes së ditës së xhuma?!

Më të lexuarat

Pyetja: A bën ta zgjojmë personin i cili ka fjetur gjatë hutbes së ditës së xhuma, apo te lihet, ngase në hadith është përmendur ndalesa nga të folurit kur imami ligjëron?

Përgjigjja: Falënderimi i takon Allahut.

Kush prezenton në hutbën e ditës së xhuma duhet që të heshtë, qoftë të jetë edhe urdhërim për të mirë apo ndalim nga një e keqe, bazuar në hadithin e shënuar nga Buhariu dhe Muslimi, që e përcjell Ebu Hurejra, radijAllahu anhu, se i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Nëse në ditën e xhumasë kur imami ligjëron në hutbe i thua shokut tënd hesht, e ke zhvlerësuar dobinë e xhumasë”.

Lejohet që të zgjohet njeriu nga gjumi, me anë të lëvizjeve, sikur ta lëvizë me dorë, etj.

Shejh ibn Bazi, Allahu e mëshiroftë, është pyetur: “Disa njerëz i zë gjumi gjatë hutbes ditën e xhuma, nëse ne i zgjojmë a konsiderohet të jemi prej atyre që kemi humbur shpërblimin e ditës së xhuma?

Është përgjigjur: Preferohet të zgjohet, me ndonjë veprim por jo me fjalë, sepse të folurit në kohë të hutbes nuk është i lejuar, mbështetur në fjalën e të dërguarit, sal-Allahu alejhi ve selem, “Nëse në ditën e xhumasë kur imami ligjëron në hutbe i thua shokut tënd hesht, e ke zhvlerësuar dobinë e xhumasë” të gjithë janë të pajtimit se hadithi është i saktë, i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, e quajti zhvlerësim edhe pse mund të jetë urdhërim në të mirë, kjo aludon në obligueshmërinë e heshtjes dhe në ndalesën nga të folurit gjatë hutbes”. Fetva të shejh ibn Bazit 30/252.

 

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: Islamqa.info / albislam.com

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit