0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

A bën mos të pastrojmë veshët për abdes kur kemi aparatin e dëgjimit të vendosur?

Më të lexuarat

Pyetja:

Vajza ime mban aparate dëgjimi. A lejohet fshirja e veshëve nga jashtë vetëm kur merr abdes, pa e fshirë pjesën e brendshme, pasi ajo e ka shumë të vështirë të nxjerrë aparatet e dëgjimit, dhe futja e ujit në to mund t’i dëmtojë ato? Ju lutemi na këshilloni, Allahu ju bekoftë.

Përgjigjja:

Falënderimi i takon Allahut.

Nëse ajo ka nevojë për këto aparate dëgjimi dhe e ka të vështirë t’i nxjerrë, dhe aparatet e dëgjimit do të dëmtohen nëse fshihen veshët, atëherë nuk ka asgjë të keqe të mos fshihet brenda veshit dhe të fshihet vetëm jashtë. Allahu i Lartësuar thotë:

“Allahu nuk e ngarkon asnjë njeri me më shumë sesa mund të përballojë.” (Bekare, 286)

Këtë pyetje ia bëra shejhut tonë Abd Er Rahman El Barrak (Allahu e ruajtë) dhe ai u përgjigj:

“Nuk ka asgjë të keqe që ajo të mos fshijë brenda veshëve dhe nuk ka pse të bëjë tejemmum për shkak të mosbërjes së kësaj.”

Allahu e di më së miri.

Shejh Muhamed Salih El Munexhid (islamqa.info)

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit