3.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Krimineli/Terroristi serb 18 vjet rresht e mbajti në bodrum dhe e përdhunoi vajzën myslimane nga Bosnja

Më të lexuarat

Në Aleksinac të Serbisë, policia e ka arrestuar 52-vjeçarin Gjorgje Veliçkoviq, në bodrumin e të cilit e ka gjetur të mbyllur vajzën myslimane, 22-vjeçaren Samra Husakoviq, të cilën krimineli serb e kishte kidnapuar si foshnje gjatë luftës në Bosnjë në vitin 1995, në rajonin e Srebrenicës.
Vajza myslimane ishte përdhunuar më shumë se 3000 herë, kurse Veliçkoviqi për përdhunimin e boshnjakes kishte sjellur edhe shokët e tij nga Korpusi i Uzhices, të cilët gjatë luftës kishin kryer krime në Bosnjë e Hercegovinë, raporton portali “BH Magazin”.
Krimineli serb e ka pranuar se vajzën e kishte peng në një fshat rrëzë Kopaonikut, kurse pas vdekjes së bashkëshortes së tij, e kishte mbyllur në bodrumin e tij, duke e shfrytëzuar për të shfryrë epshet e tij seksuale, transmeton Telegrafi.
Vajza është gjetur në gjendje të rëndë, e pa ushqyer, e papastër, me thonj dhe flokë të gjata, kurse nëpër trupin e saj janë gjetur shenja të lëndimeve dhe prerjeve.
Kriminelin serb e pret një dënim me burg të përjetshm, kurse priten edhe arrestime të personave të tjerë të implikuar në këtë rast.
Në shtëpinë e tij janë gjetur 17 bomba, dy mitralozë, një bazuke dhe një minahedhës.
Këtë rast policia e Serbisë po përpiqet ta mbajë në fshehtësi derisa të mos ndriçohen të gjitha rrethanat e krimit.

Vajza po trajtohet në Spitalin Ushtarak në Beograd. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit