14.5 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Investigimi i mediave: Armët e CIA-s janë shitur në treg të zi

Më të lexuarat

Një investigim i përbashkët nga “Al Jazeera” dhe “The New York Times” ka nxjerrë për herë të parë në dritë se çfarë ndodhur vërtet me armët e dërguara nga SHBA dhe Arabia Sauditë me qëllim armatosjen e grupeve rebele siriane.
Sipas hetimit, armët e dërguara në Jordani nga Agjencia e Inteligjencës Qendrore Amerikane (CIA) dhe Arabia Saudite, të destinuara për kryengritësit sirianë janë vjedhur sistematikisht dhe janë shitur në tregun e zi të armëve.
Vjedhja, që përfshin miliona dollarë të investuara në armë, nxjerr në pah jo vetëm parregullsinë por edhe pasojat e programit të ushtrisë Amerikane dhe CIA-s për të trajnuar dhe armatosur rebelët, edhe pse Obama kishte shpresuar se do ta mbante trajnimin në Jordani nën kontroll të fortë.
Hetuesit nuk e dinë se çfarë u bë me shumicën prej tyre, por koleksione të tëra i janë shitur grupeve të ndryshme, duke përfshirë rrjetet kriminale dhe fiset rurale jordaneze ose janë transportuar jashtë vendit.
Disa nga armët e vjedhura janë përdorur për sulmin në një zonë trajnimi për ushtrinë në nëntor ku u vranë dy amerikanë dhe tre shtetas të tjerë.
Ekzistenca e vjedhjes së armëve u hetua nga “Al Jazeera” dhe “The New York Times” pas ankesave të shumta nga qeveritë saudite.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit