1.4 C
Pristina
Monday, December 2, 2024

Shpërblimet e namazit të xhumasë, a i përfitojnë edhe gratë njësoj si burrat?

Më të lexuarat

Pyetje: Në një hadith thuhet: “Kush e fal namazin e xhumasë, i falen gjynahet deri në faljen e xhumasë tjetër.” A vlen kjo vetëm për ata që janë prezentë në xhami për të falur namazin e xhumasë, apo edhe për gratë të cilat qëndrojnë në shtëpi për shkak të fëmijëve të vegjël apo angazhimeve të tjera?

Përgjigje: Është e vërtetë që ekziston një hadith i tillë, por çështja nuk lidhet vetëm me namazin e xhumasë, por është më gjithëpërfshirëse. Në një hadith që përcillet nga Ebu Hurejre, Profeti (alejhi salatu ue selam) ka thënë:

“Pesë namazet ditore, namazi i xhumasë deri në xhumanë tjetër dhe agjërimi i muajit të Ramazanit deri në Ramazanin tjetër shlyejnë mëkatet që janë mes tyre, nëse shmangen gjynahet e mëdha.”
(Transmeton Muslimi, nr. 233.)

Ky hadith thekson lidhjen e pandërprerë që një besimtar duhet të ketë me Zotin e tij, në mënyrë ditore, javore dhe vjetore, duke qenë vazhdimisht i angazhuar në adhurimin e Allahut çdo ditë, çdo javë dhe çdo vit. Kjo lidhje e vazhdueshme është një bazë për jetën e tij shpirtërore.

Për këtë arsye, gratë që nuk e kanë obligim të shkojnë në xhami për të falur namazin e xhumasë janë po ashtu të përfshira në këtë shpërblim. Ato, duke qenë të rregullta në faljen e namazeve të përditshme dhe në agjërimin e muajit të Ramazanit, përfitojnë nga kjo mëshirë hyjnore.

Madje, kur gratë janë të angazhuara me obligime familjare të domosdoshme, si kujdesi për fëmijët e vegjël apo detyra të tjera, ato shpërblehen edhe për këto përpjekje, përveç shpërblimit që marrin për adhurimet e tyre. Në rastet kur kanë mundësi, ato mund të frekuentojnë xhaminë për namazin e xhumasë, ose në pamundësi, falin namazin e drekës në shtëpi dhe shpërblehen sipas angazhimeve dhe qëllimit të tyre të sinqertë.

Allahu e di më së miri!

Komisioni i Pyetjeve dhe Përgjigjeve pranë LHSH / https://lidhjaehoxhallareve.com/

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit