Pyetja: Nëse vdes njeriu duke pasur borxh, a ka dënim në varr?
Përgjigjja: Falënderojmë Allahun, paqja dhe mëshira e Tij qofshin mbi Muhamedin, salallahu alejhi ve sel-lem.
Po, borxhi mund të sjellë dënim në varr, pasi Pejgamberi, salallahu alejhi ve sel-lem, nuk e ka falur namazin e atij që kishte borxhe të pa shlyera. Për këtë arsye, është detyrë e myslimanëve, e veçanërisht e familjarëve të të ndjerit, që të paguajnë borxhin e tij për t’i lehtësuar gjendjen në ahiret. Borxhi duhet të shlyhet nga pasuria e të ndjerit, e nëse nuk ka pasuri të mjaftueshme, atëherë familjarët apo të afërmit duhet të paguajnë nga pasuria e tyre.
Allahu e di më së miri.
Hoxhë Bekir Halimi