21.3 C
Pristina
Saturday, October 5, 2024

Martesa islame dhe detyrat reciproke bashkëshortore (V)

Më të lexuarat

Mosmarrëveshjet ndërmjet bashkëshortëve dhe pajtimi i tyre

Jeta bashkëshortore, për të rrjedhur në harmoni dhe lumturi, është e nevojshme që burri dhe gruaja t’u përmbahen obligimeve të gjithmbarshme, duke respektuar të drejtat e ndërsjella dhe duke zbatuar detyrat ndaj njëri-tjetrit. Mirëpo, nuk janë raste të rralla që edhe ndërmjet burrit dhe gruas, vjen deri te mosmarrëveshjet. Kjo nuk është as çudi, sepse është vështirë të gjendet njëkohësisht burri dhe gruaja, që i kuptojnë njësoj detyrat dhe të drejtat e tyre në jetën bashkëshortore.

Njeriu, martohet për të pasur në jetën e tij shok besnik, me të cilin do ta ndajë çdo të mirë dhe nëse ka nevojë edhe të keqen. Gruaja, e cila martohet, për tërë këtë duhet të jetë e vetëdijshme dhe njëkohësisht duhet ta dijë se burri është i zoti shtëpisë, pa dijen dhe pëlqimin e të cilit nuk duhet të bëjë asgjë që mund të shkaktojë pakënaqësinë e tij. Para së gjithash, nuk duhet – pa arsye – të japë shkas që burri i saj të hidhërohet në të. Ç’është e vërteta, as burri nuk duhet të kërkojë nga gruaja e tij, ta bëjë atë, që ajo nuk është e obliguar ose që nuk është në gjendje ta zbatojë. Vetëm në atë martesë, ku mbretëron mirëkuptimi dhe harmonia mund të ketë lumturi. Frytet e një jete të tillë bashkëshortore janë: dashuria, mëshira, njerëzishmëria dhe të gjitha virtytet tjera njerëzore.

Njeriu është qenie e logjikshme dhe si i tillë, asnjëherë nuk guxon të harrojë në sjelljet njerëzore. Megjithatë, njeriu më se shumti harron në to kur hidhërohet, ngase me atë rast nuk është në gjendje ta kontrollojë vetveten, prandaj shpeshherë as vetë nuk është i vetëdijshëm se çka flet. Ai pikërisht në këtë zemërim mund ta ofendojë edhe më të dashurën e zemrës së tij. Për këtë shkak Allahu xh.sh., atyre që përmbahen nga hidhërimi, ju premton vendbanim në xhennet. Në Kur’an thotë: ” … (xhenneti) është i përgatitur për të devotshmit, të cilët japin (nga pasuria) kur janë të pasur dhe të varfër, dhe që e përbijnë hidhërimin e që u falin (gabimet) njerëzve, Allahu i don bëmirësit” (Ali Imran; 33:34).

Edhe Muhammedi a.s. e ka këshilluar butësinë dhe të shmangurit nga hidhërimi. Me një rast, ai i pyeti shokët se kush konsiderohet trim sipas mendimit të tyre? Ata i thanë: ai që ngadhënjen mbi kundërshtarin e tij në fushë të mejdanit. Duke mos u pajtuar me mendimin e tyre, Muhammedi a.s. u tha: “Më i madhi trim ndër ju, është ai që ngadhënjen mbi vetveten me rastin e hidhërimit, ndërsa më i buti prej jush është ai që falë, kur është në gjendje për hakmarrje” .

Prandaj, Muhammedi a.s, për më të madhin trim, e konsideroi atë, i cili në momentin e zemërimit përmbahet, duke mos e zbrazur hidhërimin e tij, ngase e ka ditur se të shfaqurit e hidhërimit është “armë e helmuar”, e cila shpeshherë shkakton plagë të pashërueshme.

Edhe pse ndonjëherë kemi arsye, për ta kritikuar ose qortuar gruan-së pakut në formë të butë-për lëshimet e caktuara ose parregullsitë e vogla, prapë, më mirë është të mos ia marrim parasysh ato, sikur të mos i kishim parë ose mos t’i kishim dëgjuar, në qoftë se nuk është fjala për kryeneçësinë e vërtetë të gruas ose pakujdesinë e saj. Nëse vërejmë se gruaja është, duke u angazhuar për t’i kryer obligimet e veta ashtu siç duhet e me kohë, atëherë sidomos për lëshimet e vogla nuk duhet ta kritikoj më menjëherë, sepse me atë mund ta ofendojmë dhe ta nënçmoj më atë dhe se me çdo kusht do të fyhet dinjiteti i saj njerëzor. Gjithashtu në reagimin eventual të gruas, nuk duhet t’i dilet menjëherë “kontra”, pati të drejtë ajo ose nuk pati, ngase me këtë shpeshherë arrihet efekti i kundërt.

Mendoj, se halifi (sunduesi i myslimanëve) Omeri r.a., i cili ishte i ashpër, por i njohur për drejtësi, mund t’i shërbejë si shembull çdo burri, se si duhet çmuar në kuptimin e vërtetë, mundin e bashkëshortes, duke ia falur për këtë shkak shumë gabime. Përkatësisht, tregohet se një njeri ishte nisur për të shkuar të Omeri r.a., me qëllim që të ankohet në gruan e vet, e cila ishte për nga natyra e vështirë (nervozë) dhe si të tillë mezi e duronte. Kur arriti te shtëpia e Omeri r.a., e dëgjoji gruan e tij duke bërë zhurmë dhe britmë ndërsa, Omeri r.a., vetëm heshtte. Me këtë rast ai mendoj në veti: unë erdha për t’u ankuar në gruan time te Omeri r.a., por ky qenka më në zor se unë me gruan e vet, andaj u kthye mbrapa. Kur e pa Omeri r.a., duke u kthyer, e thirri dhe e pyeti pse kishte ardhur. Me këtë rast ai i tregoi rastin e vet dhe njëkohësisht i shprehu çudinë e tij, qysh ai si halife (sundimtar), lejon që gruaja t’i llomotis aq shumë, ndërsa ai heshtë. Në këtë Omeri r.a., i tha: “Po, e vërtetë është se edhe gruaja e ime është e ashpër, por unë atë e kalojë në heshtje, ngase i kam parasysh borxhet e mia ndaj saj për shërbimet e saj si bashkëshorte: Ajo më shoqëron, andaj nuk jam i vetmuar, ajo më mbron nga zjarri (xhehnemit), sepse zemra gjen qetësi me të, dhe nuk anon në haram (prostitucion), kur shkoj diku ma ruan pasurinë, ma përgatit ushqimin, më lanë e më pastron dhe m’i kqyrë fëmijët e m’i edukon etj. dhe këto të gjitha pa pagesë. Andaj, kur të gjitha këto i kam parasysh, i tha Omeri r.a., e përveç kësaj edhe atë se gratë më shpejt nervozohen dhe atë shpeshherë pikërisht për shkak të punëve shtëpiake dhe edukimit të fëmijëve, atëherë duhet ta kursej që të mos zemërohet edhe më tepër, nëse i kundërvihem.

Në realitet, edhe gruaja duhet të jetë e kuptueshme, kështu që kur ndonjëherë burri “nxehet” nga hidhërimi dhe fillon të bërtas – pat të drejtë ose nuk pat – ajo duhet të heshtë, ngase nuk guxon të lejojë që vërejtja e thjeshtë të shkaktojë grindje, e cila mund të ketë pasoja të papritura. Prandaj edhe burri edhe gruaja duhet ta dinë se prej vetë atyre varet, a do të jetë bashkësia e tyre martesore “parajsë” apo ”ferr”.

Në shumë raste, mosmarrëveshjet në jetën bashkëshortore shkaktohen vetëm për shkak se gruaja dëshiron ta ndajë sundimin me burrin, ose të jetë me çdo kusht ajo “uligje-eprore” dhe të pyetet edhe për ato gjëra, të cilat janë në kompetencën e burrit, Gjithashtu shumë çifte bashkëshortorësh do të kishin jetuar në lumturi, sikur të mos ishin të tjerët nga jashtë, të cilët me vetëdije ose pa të, bëjnë minimin e tyre. Nuk është çudi pra, kur në këtë punë i përzien “gishtat” dikush jashtë farefisit, por është mjerim kur këtë e bëjnë pikërisht ata, të cilët kanë më së shumti interes që çifti bashkëshortor të jetojë në harmoni-para së gjithash vjehrrat (nëna e gruas dhe burrit). Kush duhet të ishte rnë e kënaqur se ato, kur i shohin fëmijët e tyre që janë fatlumë. Edhe vetë ato, me këshillat e tyre mund të kontribuojnë që lidhjet bashkëshortore ndërmjet fëmijëve të tyre, për çdo ditë të jenë më të forta dhe më dinjitoze, Megjithatë, në shumë raste-askush tjetër-pos nëna e vajzës dhe e djalit, janë shkaktare të fillimit të mosmarrëveshjeve në martesën e tyre, të cilat shpeshherë përfundojnë me shkurorëzim.

Vjehrrën, e cila vepron me mençuri, duke mos u përzier ndërmjet vajzës e dhëndrit dhe që me këshillat e saj ndikon pozitivisht në vajzën e vet, dhëndri duhet ta konsideroj si nënë të dytë. Mirëpo, në shumë raste, vjehrra, duke dëshiruar që dhëndri të sillet ndaj vajzës së saj sipas “receptit”, të cilin ia shkruan ajo, bëhet shkak i mosmarrëveshjeve në jetën e tyre bashkëshortore. Pasi që shumë dhëndurë nuk mund të lejojnë që vjehrra ta ketë fjalën kryesore në shtëpinë e tyre, dhe nëse edhe vajza bjen nën ndikimin e nënës, konflikti ndërmjet tyre është i pashmangshëm. Andaj, mjerë ata, të cilët bëhen shkaktar që gruaja të mos e respektojë burrin e saj. Lidhur me këtë Muhammedi a.s, ka thënë: “Lejse minna men habbebe imreeten ala zevxhiha”.

“Nuk është ithtar i imi, ai që e nxit gruan kundër burrit të saj”.

Nusja (reja) duhet ta gjejë vjehrrën si nënë të dytë, e cila e pranon atë në shtëpinë e saj si fëmijën e vet dhe që i kushton aq shumë kujdes ashtu që edhe ajo të ndihet si te nëna e vet. Ç’është e vërteta edhe reja si kompensim duhet ta respektojë vjehrrën-nëse për asgjë tjetër-bile për hatër të burrit, i cili nuk duhet të kuptojë se bashkëshortja e tij, nuk është duke ia respektuar nënën e tij. Gjithashtu edhe vjehrra, së paku për hatër të djalit të vet, duhet ta mësojë renë nga përvoja e saj, ndërsa nëse diçka gabon-e që nuk është për inati ose me qëllim-duhet në mënyrë të njerëzishme dhe me mençuri ta këshillojë dhe t’ia tërheq vërejtjen se si në të ardhmen duhet të sillet dhe të veprojë. Nuk dëshirojmë me këtë rast t’i mbrojmë rejat, të cilat në shumë raste nuk janë korrekte ndaj vjehrrave të tyre, por është e vërtetë se ekziston një numër i madh i vjehrrave, të cilat e fusin “therën në këmbë të shëndosh”. Shumë prej tyre ndiejnë kënaqësi të madhe, nëse u jepet rasti edhe për më të voglin gabim në punë ose në diçka tjetër, menjëherë për t’ i bërë vërejtje resë, madje nganjëherë di në për ta lënduar thellë deri në zemër. Kjo, nuk është vetëm sjellje jonjerëzore, por është edhe joislame.

Mosmarrëveshjet ndërmjet burrit dhe gruas, nëse nuk janë të natyrës së rëndë, atëherë do të ishte më mençuri që ata vetë t’i eliminojnë ato me pajtimin ndërmjet veti, në frymën e hadithit të Pejgamberit a.s. sipas të cilit nuk është e lejueshme që dy veta të mos flasin ndërmjet veti më tepër se tri ditë. Megjithatë, nga njëherë mosmarrëveshjet bashkëshortore janë të natyrës së rëndë dhe në shumicën e rasteve vetë burri është shkaktar i tyre. Në qoftë se me fajin e gruas janë shkaktuar mosmarrëveshjet në martesë, burri duhet të përpiqet me këshilla ta bind gruan e tij për gabimet e saja dhe t’ia mbushë mendjen në mënyrë të bindshme. Po që se në këtë as me këshilla as me ndarje nga shtrati, nuk ka sukses, atëherë, prindërit ose farefisi nga të dy anët, duhet të caktojnë nga një njeri të mençur e të ndershëm, të cilët në cilësinë e ndërmjetësuesit-arbitrit-do te angazhohen qe t’i pajtojnë dhe të vendosin rregullin në jetën e tyre bashkëshortore. Tentimin e pajtimit ndërmjet bashkëshortëve në këtë mënyrë na e rekomandon Allahu i Madhërueshëm më këtë ajet:

“Në qoftë se i frikësoheni përçarjeve ndërmjet atyre dyve (burrit e gruas) atëherë dërgoni një njeri të urtë nga familja e tij dhe një njeri të urtë nga familja e saj. Nëse ata dy dëshirojnë të pajtohen, Allahu u jep sukses atyre. Dyve.” (Nisa: 35)

Mendoj se për inicimin e organizimit të një këshillimit të tillë pajtues, në çdo rast, më kompetent do të ishte imami, ngase është personi me autoritet më të madh në territorin e xhematit të tij dhe se kjo bënë pjesë në kuadër të fushëveprimit te tij.

Ndarja abshkësohrtore – shkurorëzimi

Me rastin e martesës, si burri ashtu edhe gruaja, duhet ta kenë ndërmend vendimin e prerë se deri sa të jenë gjallë do të jetojnë në bashkësi martesore, sepse Islami nuk njeh e as nuk lejon martesën e përkohshme. Mirëpo, ne jetën e.disa bashkëshortëve, nganjëherë tregohet se jeta e tyre bashkëshortore është e paqëndrueshme, ngase përkundër dëshirës më të mirë, nuk mund të gjejnë gjuhë të përbashkët, për këtë shak ata nuk munden për të rënë as në dakord ndërmjet veti. Këto mosmarrëveshje mund të pasojnë nga shkaqet e ndryshme, por në shumë raste ngase vetitë dhe sjelljet e njërit partner nuk mund të përputhen me ndjenjat, nderin dhe dinjitetin e partnerit tjetër bashkëshortor. Këto dhe dukuritë tjera të ngjashme, Islami i ka marrë si arsyetim për shkurorëzim.

Burri nuk do të ishte mëkatar nëse e lëshon gruan për këto shkaqe:

– Nëse ajo ka veti dhe natyrë të vrazhdë e të padurueshme, nëse nuk i zbaton detyrat fetare si p.sh. nuk donë të pastrohet pas marrëdhënieve intime, nuk falet, nuk agjëron etj. dhe nëse nuk i respekton të drejtat më elementare të burrit, as nuk i zbaton detyrat themelore të saj, me të cilat është e obliguar si nënë dhe amvise, nëse shkon në shoqëri e cila nuk i ka hije si myslimane dhe nëse i thotë burrit fjalë të cilat e ofendojnë dhe e nënçmojnë.

Në qoftë se burri e prish martesën (e lëshon gruan) pa shkak të justifikueshëm, ai atëherë bën mëkat, sepse me këtë e fyen autoritetin e gruas, ia ofendon nderin, prestigjin dhe dinjitetin e saj, e kjo-sipas mësimeve Islame bënë pjesë në mëkatet e mëdha. Abdullah ibni Omeri r.a. tregon se Muhammedi a.s. ka thënë: “Ebgadul-halali ilellahi teala et-talaku”.

“Shkurorëzimi është më e urrejtura gjë e lejueshme tek Allahu i Madhëruar”.

Aliu r.a, tregon se Muhammedi a.s. me një rast ka thënë: “Tezvvexhu ve la tetal-leku fein-net-talaka jehtezzu mihul-arshu”.

“Martohuni, e mos u shkurorëzoni, se vërtetë nga shkurorëzimi tronditet Arshi-Froni (i Zotit)”.

Ka raste kur vetë gruaja pa shkak të arsyeshëm, ose për shkak të mosmarrëveshjeve të parëndësishme të cilat me pak vullnet të mirë do të eliminoheshin, kërkon shkurorëzim nga burri. Në shumë raste, mund të jetë vetëm për atë se mendon që në martesë me burrë tjetër do ta ndjen veten më të lumtur, duke mos qenë e vetëdijshme se sa bën mëkat dhe për shkak të këtyre veseve humb te Zoti i Madhërueshëm. Shoku i Pejgamberit a.s. Thevbani tregon se si Muhammedi a.s. duke menduar në gratë e tilla, me një rast ka thënë: “Ejjuma imreetin seelet zevxhehat-talaka min gajri beësin feharamun alejha raihatul-xhenneti”.

“Çdo grua që kërkon shkurorëzim prej burrit të saj pa shkak të arsyeshëm, për të është e ndaluar era e xhennetit”.

Nga hadithet e lartpërmendura, kuptohet qartë se shkurorëzimi është masa e fundit, kur jeta e përbashkët ndër-mjet bashkëshortëve, përfundimisht bëhet e padurueshme. Sipas asaj që u theksua, shkurorëzimi, vetëm parimisht është i lejuar, përndryshe nëse bëhet tërësisht pa arsye dhe nga mendjemadhësia atëherë kualifikohet si vepër e urrejtur shumë dhe e dënuar te Zoti xh.sh. Megjithëse, e drejta për shkurorëzim, sipas Sheriatit, është në kompetencën e burrit, në rast nevoje këtë mund ta kërkojë edhe gruaja.

Shkurorëzimi ose lëshuarja e gruas do të thotë ndërprerja e lidhjes bashkëshortore, por me shprehje të caktuara. Andaj prishja e kurorës mund të pasojë:

a) Në bazë të vetëm shprehjeve (fjalëve) të burrit të cilat kanë kuptim të lëshuarjes së gruas, madje edhe nëse janë folur në mahi ose në hidhërim.

b) Në bazë të përdorimit të fjalëve, të cilat njeriun e qesin prej feje, nga ana e cilitdo bashkëshort qoftë.

a. Fjalët e shprehura për lëshimin e gruas mund të jenë: të qarta dhe të pa qarta. Në shprehjet e qarta mund të llogariten të gj itha ato fjalë, të cilat nuk kanë tjetër kuptim as nuk përdoren për tjetër gjë, përveç se në rast të lëshimit të gruas, si p.sh. ti je e lëshuar, nuk je më gruaja ime dhe të ngjashme me këto. Në shprehjet e paqarta – dykuptimore, mund të llogariten të gjitha ato fjalë, të cilat përveç kuptimit të lëshuarjes së gruas kanë edhe kuptim tjetër, si p.sh.: humb te baba ose te nënajote, je e lirë, shko kah të duash, humb mos të shoh me sy, shko, se mund të jetojë edhe pa ty etj.

Me përdorimin e shprehjeve të qarta për lëshuarjen e gruas, nga ana e burrit, kudo qoftë në shtëpi apo në gjyq, pa marrë parasysh qëllimin e tij, martesa automatikisht prishet. Me përdorimin e shprehjeve të paqarta, nëse burri nuk ka pasur për qëllim lëshimin e gruas, martesa nuk prishet, ndërsa nëse me to ka pasur për qëllim lëshimin e saj, atëherë ajo pushon së ekzistuari.

Ata të cilët e kanë zakon të zemërohen shpejt, duhet të jenë të kujdesshëm se çka flasin në hidhërim, para së gjithash kur ngatërrohen në fjalë me gruan. Sepse, shprehjet nga të cilat kuptohet lëshimi i gruas, edhe në momentin e hidhërimit ose në formë të mahisë, kanë pasoja të njëjta sikur që përdoren ato edhe në momentin e johidhërimit. Gjithashtu, është e nevojshme që edhe gratë, të cilat e dinë se burrat e tyre janë të ngutshëm në momentin e hidhërimit të tyre, duhet të tërhiqen në një anë, e të mos reagojnë, sepse burri, përkundër dëshirës së vet, në polemikë me gruan mund të përdor shprehje, të cilat tërheqin pas veti lëshimin e gruas.

b. Me shqiptimin e fjalës, të cilat shkaktojnë daljen prej feje (elfazi-kufër), kurora (martesa) automatikisht pushon të vlejë dhe në atë rast marrëdhëniet intime ndërmjet bashkëshortëve bëhen të ndaluara (haram). Çdo mohim, fyerje ose ofendim i parimeve Islame dhe institucioneve e simboleve të tij, njeriun e qesin nga feja dhe me atë rast si i tillë ai konsiderohet murted-renegat i Islamit. Ndër shprehjet e tilla llogariten:

Mohimi dhe çdo fyerje ndaj Zotit e Pejgamberit të Tij, dhe fyerja e nënçmimi i shenjtërive fetare Islame, siç janë: besimi, namazi, agjërimi, Qabja, xhamia, Kur’ani, Sheriati dhe të ngjashme me këto. Në qoftë se ndonjë mysliman (ose muslimane) mos dhasht Zoti-ka përdorë ndonjë fjalë fyese ose nënçmuese, për çështjet e përmendura, madje qoftë edhe në mahi e sipër, pa tjetër duhet të pendohet dhe ta përtërijë besimin (texhdidi iman), duke deklaruar përsëri se i takon fesë Islame. Duhet ditur se edhe me pendim nga fjalët që qesin nga feja, në lidhje me vazhdimin ose përtëritjen e kurorës, nuk mund të shkohet deri në pa kufi (Përkatësisht kjo mund të ndodhë vetëm dy herë, përndryshe kurora nuk mund të përsëritet para se ajo grua të martohet me tjetër burrë, e pastaj të jetë lëshuar ose t’i vdes burri i fundit).

Për fat të keq, sot, është një numër i madh i muslimaneve, të cilët shumë pak ose gati aspak nuk shikojnë se çka flasin qoftë në hidhërim, ose në biseda të rëndomta. Sharja dhe fyerja e simboleve fetare, te një pjesë e madhe, është bërë praktikë e përditshme. Sot, më tepër se çdo here me pare, nëpunësit fetarë, janë të obliguar që në këto dhe në shumë zakone tjera të këqija, për t’ua tërhequr vërejtjen muslimanëve, të cilët në shumicën e rasteve, as vetë nuk janë të vetëdijshëm se ç’bëjnë si dhe për pasojat, që mund të shkaktohen në pikëpamje fetare.

Lëshimi i gruas mund të jetë me të drejtë revokimi (talari-rexhijje) dhe pa të drejtë revokimi (talaki-bajin). Me lëshimin e revokueshëm (Talaki-rexhijje), nuk ndërpriten lidhjet martesore me gruan, andaj burri ka të drejtë për ta vazhduar jetën bashkëshortore, nëse pendohet gjatë kohës së pritjes (iddetit brenda tre muajve hënor), duke mos pasur nevojë per përtërirje të kurorës. Në qoftë se burri gjatë kësaj kohe nuki është paraqitur gruas, për marrëdhënie intime, atëherë, martesa automatikisht pushon dhe nuk mund të vazhdojë më pa u kurorëzuar rishtazi, por vetëm nëse edhe gruaja e lëshuar pranon këtë, sepse pa pëlqimin e saj kurora nuk mund të përtrihet.

Në këtë mënyrë të lëshimit të revokueshëm, burri ka te drejtë ta përsërit edhe një herë në jetë, ndërsa nëse e lëshon për të tretën herë (talaki-thelathe) atëherë kjo llogaritet lëshim i parevokueshëm (talaki-bajin). Me këtë rast nuk ka të drejtë as për ta përtërirë kurorën me të, vetëm nëse ajo martohet me një burrë tjetër, dhe lëshohet ose ai i vdes. Në krahasim me kohen paraislamike, kur burri ka mund ta lëshoj gruan sa herë të dojë në mënyrë të pakufizar, Islami, në interes të mbrojtjes se dinjitetit të saj, e ka kufizuar deri në tri herë dhe këtë në kohë të ndara, ose në të njëjtën kohë. Duhet theksuar së Islami nuk e preferon lëshimin e gruas me tri të lëshuara në të njëjtën kohë, duke dëshiruar t’u ofrohet rasti bashkëshortëve për pajtim ndërmjet veti e për ta vazhduar jetën bashkëshortore.

Kurora në jetën bashkëshortore duhet të çmohet si gjë e shenjtë, me të cilën nuk guxohet të bëhet shaka, sepse edhe ato llogariten si të ishin për njëmend, lidhur me këtë Muhammedi a.s. ka thënë: “Thelathun xhidduhunne xhiddun ve hezluhunne xhiddun: en-nikahu, vet-talaku vel-jeminu”.

“Tri gjëra, njëmendja dhe mahia e tyre janë njëmend: martesa, lëshimi i gruas dhe beja”.

Sipas rregullave të Sheriatit, gruaja e shkurorëzuar, ose që i ka vdekur burri, nuk mund kurrsesi të rimartohet para se t’ i kalojë iddeti-afati i pritjes për martesë. Ajo që është shkurorëzuar duhet pritur derisa t’i kalojë tri cikle të menstruacionit ose tre muaj hënor, ndërsa ajo që i ka vdekur burri, duhet pritur deri sa të kalojnë katër muaj e dhjetë ditë. Në qoftë se janë shtatzëne, afati i pritjes për martesë sipër rastin e parë ashtu edhe për të dytin, përfundon me lindjen e fëmijës. Iddeti, kryesisht ka për qëllim që të konstatohet shtatzënia e gruas, pas ndarjes me burrë ose vdekjes së tij dhe në atë mënyrë të identifikohet paterniteti-baba i fëmijës.

Kjo materie shumë pak, ose fare s’ është e njohur te masat e gjera muslimane, për të cilën gjë duhet bërë me dije, nga se një pjesë e mirë vërtetë gabojnë, duke mos qenë as të vetëdijshëm për këtë. Është e vërtetë se një numër i madh i tyre rrojnë në jetë të përbashkët bashkëshortore, madje edhe lindin fëmijë, duke mos qenë të vetëdijshëm se jetojnë në martesë jolegjitime.

Fund

Hfz. Sinanudin Sokoloviq

Përktheu dhe përshtati nga “Glasanik” i vitit 1972/73 Sarajevë

Hajrullah Hoxha

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit