Kjo temë ka të bëjë me rëndësinë e mbajtjes dhe ruajtjes së lidhjeve familjare. Allahu xh.sh. në Kur’an thotë: “Adhuroni Allahun e mos i shoqëroni Atij asnjë send, silluni mirë ndaj prindërve, ndaj të afërmve…”. (En-Nisaë, 36).
Ky Veprim në hadithet e Pejgamberit a.s. është ndërlidhur me vlerën e namazit dhe të zeqatit.
Transmeton Ebu Ejub El-Ensariju se një njeri kishte shkuar te Pejgamberi a.s. dhe i kishte thënë: ‘Më informo për një punë, e cila do të më fusë në Xhenet dhe do të më largojë nga zjarri i Xhehenemit! Pejgamberi a.s. íshte përgjigjur: Ta adhurosh Zotin dhe të mos i shoqërosh Atij asgjë, ta falësh namazin, ta japësh zeqatin dhe të mbash lidhjet familjare”.
Kjo çështje është ligj, për këtë janë urdhëruar edhe popujt para nesh, Allahu xh.sh. thotë: ”(Kujtoní) Kur ne morëm zotímin e bijve të israilit; mos adhuroni tjetërkënd përveç Allahun, të silleni mirë ndaj prindërve, ndaj të afërmve”. (El Bekare, 83).
Pejgamberi a.s. që nga fillimi i Shpalljes së tij i kishte ftuar njerëzit që të respektonin lidhjet familjare. Këtë e tregon Ebu Umame, i cili thotë: “Gjatë kohës së injorancës isha i bindur se njerëzit ishin të devijuar, e dija se ata nuk ishin në rrugë të drejtë përderisa adhuronin idhujt, ndërkohë dëgjova për një njeri, i cili ishte shfaqur në Mekë dhe i cili tregonte disa lajme. Mora mjetin tim transportues dhe shkova tek ai, ndërsa Pejgamberi a.s. ishte ende duke i ftuar njerëzit në forme të fshehtë. U bëra i mirësjellshëm derisa hyra në Mekë tek ai, iu drejtova duke i thënë: Kush je ti? Ai tha: Unë jam pejgamber. I thashë: Çfarë është pejgamberi? Ai tha: Allahu më ka dërguar. I thashë: Me çfarë të ka dërguar? Ai tha: Më ka dërguar që t’i përforcoj lidhjet familjare, t’i shkatërroj idhujt dhe që të adhurohet Allahu e të mos i shoqërohet Atij asgjë”.
Lidhja familjare është një ibadet që zë vendin e parë pas adhurimeve esenciale
Mund të vërehet se ky adhurim bashkëveprues zë vendin e parë pas adhurimeve esenciale. Kjo vlerë vërehet edhe në hadithin që transmetohet nga Pejgamberi a.s., ku thuhet: “Miku im (Xhibrili) më porositi që t’i ruaj lidhjet familjare edhe nëse ata largohen nga unë”. Gjithashtu thotë: “Zoti im më ka urdhëruar për nëntë gjëra: për frikën ndaj Zotit në vetmi dhe në publik, fjalës së drejtë gjatë hidhërimit dhe gëzimit, stabilitetit me rastin e skamjes dhe pasurisë, mbajtjes së lidhjeve familjare edhe me atë që i shkëput ato, që t’i japë atij që më ka privuar, që ta fal atë që më ka bërë padrejtësi-zullum, që heshtja ime të jetë meditim, fjala ime të jetë përkujtim dhe shikimi im mësim”.
Çështjen e respektimit dhe ruajtjes së lidhjeve familjare Pejgamberi a.s. e ka ndërlidhur me çështjen e besimit-Imanit. Ai në një hadith thotë: ”…dhe kush beson Zotin dhe Ditën e Kiametit, le t’i mbajë lidhjet familjare”.
Përkujdesja për lidhjet familjare është prej ibadeteve më të veçanta dhe më madhështore
Ruajtja e lidhjeve familjare është adhurim madhështor dhe shumë i veçantë. Një dijetar prej gjeneratave të hershme thotë: Asnjë hap, pas hapave të detyrueshëm (farz), nuk është më me vlerë e shpërblim sesa hapi që bëhet me qëllim të vizitës së një të afërmí, shpërblími i këtij veprimi shpejtohet qysh në këtë botë, ndërsa mirësitë e këtij shpërblimi depozitohen edhe për Botën tjetër, sepse Pejgamberi a.s. ka thënë: “Shpërblimí më i shpejtë për ndonjë vepër të caktuar bëhet për mbajtjen dhe ruajtjen e lidhjeve familjare”.
Bujaria ndaj farefisit ka shpërblim të shumë?shtë nga Zoti i Madhërishëm
Allahu xh.sh. ka urdhëruar që të jemi përdëllimtar dhe të mëshirshëm ndaj të afërmve, ashtu siç jemi ndaj varfanjakëve.
Ai në Kur’an thotë: “Dhe jepi çdo të afërmi të drejtën që i takon, edhe të varfrit, edhe udhëtarit”. (El Isra, 26).
E drejta e familjarëve e përfitimit material (para e të tjera) ka përparësi ndaj jetímëve dhe të varfërve. Allah xh.sh. thotë: “Të pyesin se ç’ do të japin. Thuaj: “Atë që jepni prej pasurisë, jepni për prindërit, jepni për të afërmit, për bonjakët, për të varfrit, për udhëtarët. (El Bekare, 215).
Për të vërtetuar atë që u tha – se shpërblimi i bujarisë ndaj farefisit është më i madh, po përmendim edhe hadithin e Pejgamberit a.s., ku thuhet: “Lëmosha ndaj të varfrit llogaritet një herë, ndërsa ndaj farefisit dy herë, si lëmoshë dhe si mbajtje e lidhjeve familjare” .
Tregohet se njëri nga shokët e Pejgamberit a.s., i cili quhej Ebu Talha, ishte prej personave më të pasur në Medinë. Pasuria më e dashur për të ishte kopshti i quajtur Bejruxha’, i cili ishte përballë Xhamisë, dhe Pejgamberi a.s. hynte shpeshherë në të dhe pinte nga uji i freskët. Tregon Enesi r.a. se, kur zbriti ajeti, ku thotë Allahu xh.sh. “Kurrë nuk do ta arrini sinqeritetin e plotë me besim (as kënaqësinë e lumtur në Xhenet), derisa të mos e jepni më të dhembshmen (më të dashurën) e pasurisë suaj”. (Ali Imran, 92) Me të
dëgjuar, Ebu Talha u ngrit dhe shkoi te Pejgamberi a.s. e i tha: O i Dërguari i Allahut, Allahu xh.sh. po thotë: “Kurrë nuk do ta arrini sinqeritetin e plotë me besim (as kënaqësinë e lumtur në xhenet) derisa të mos e jepni më të dhembshmen (më të dashurën) e pasurisë suaj”, dhe nuk ka dyshim se pasuría më e dashur për mua është kopshti ”Bejruxha”, prandaj ajo është sadakë (lëmoshë) për hir të Allahut, shpresoj shpërblimin e Zotit në këtë botë dhe në Botën tjetër, prandaj vendose atë aty ku e sheh të udhës të vendoset. Me këtë rast Pejgamberi a.s. i tha: Kjo është pasuri që sjell fitim, kjo është pasuri që sjell fitim… Pastaj Pejgamberi a.s. i tha: Mendoj që ta shpërndash mes farefisit tënd. Ebu Talha e pranoi propozimin e Pejgamberit a.s. dhe ua shpërndau të afërmve të tij .
Kush konsiderohet fare?s?
Afërsia farefisnore mund të ndahet në dy lloje. Lloji i parë është afërsia e përgjithshme për nga feja. Allahu ×h.sh. thotë: ”S’ka dyshim se besimtarët janë vëllezër” (El Huxhurat, 10), që domethënë se çdo besimtar është
vëlla i besimtarit.
Lloji i dytë është afërsia familjare, e afërt a e largët, e cila rrjedh nga dy prindërit.
Ruajtja e lidhjeve familjare mënjanon vdekjen e keqe.
Marrëdhëniet e mira në mes njerëzve përforcojnë lidhjen familjare; i afërmi nuk bezdiset nga afërsia dhe nuk të harron në largësi, çdo punë e keqe për të është edhe për ty. Imam Kurtubiu thotë se njerëzit janë të një mendimi që ruajtja e lidhjeve familjare është obligim, kurse ndërprerja e tyre është e ndaluar (haram).
Transmeton Ajshja r.a. se Pejgamberi a.s ka thënë: “Personit të cilit i është dhënë humanizmi, i është dhënë mirësia e kësaj dhe e Botës tjetër, përkujdesja ndaj fare?sit, mirësjellja ndaj fqinjit dhe morali i mirë – janë çështje që mbushin shtëpitë (me hare) dhe rrisin jetëgjatësinë”.
Domethënia e fjalisë (rrisin jetëgjatësinë) është ajo që e kanë komentuar dijetarët duke thënë: jetëgjatësia (ymri) nuk ndryshon, mirëpo jetëgjatësia (ymri) rritet-pasurohet me vepra të mira dhe zvogëlohet me vepra të liga. Shembulli më i mirë për këtë është shembulli i një njeriu i cili e hap dyqanin e tij vetëm një orë gjatë ditës dhe, gjatë kësaj periudhe, ai ka shitur mall në shumë për një mijë euro, e një tjetri, i cili e ka hapur dyqanin e tij për dymbëdhjetë orë dhe ka bërë shitje në shumën një qind euro, koha nuk ka vlerë, vlera qëndron në shumën e mallit që është shitur.
Pejgamberi a.s., në një hadith të transmetuar nga Enesi r.a., thotë: “Lëmosha shuan hidhërimín e Zotit dhe mënjanon vdekjen e keqe”.
Mënyra e ruajtjes së lidhjeve të përgjithshme dhe të lidhjeve të veçanta.
Ruajtja e lidhjeve nga aspekti fetar thuhet se bëhet përmes përkushtimit në besim, dashurisë ndaj besimtarëve, përkrahjes së tyre, këshillimít të tyre, mos dëmtimit të tyre, vendosjes së drejtësisë në mes tyre, sinqeritetit gjatë bashkëpunimit, respektimit të të drejtave të tyre, ndihmesës së varfanjakëve nga mesi i tyre dhe gjërave të tjera që ndërlidhen me përkujdesjen në përgjithësi.
Kjo për sa u përket lidhjeve të përgjithshme në mes besimtarëve, kurse, për sa i përket ruajtjes së lidhjeve familjare a të Veçanta, kjo bëhet përmes vizitës së të afërmve, kujdesit ndaj tyre, pyetjeve për gjendjen e tyre, dhuratave të ndërsjella, dhënies së lëmoshës ndaj të varfërve nga mesi i tyre, respektimit të të moshuarit dhe ledhatimit të fëmijëve. Ruajtja e lidhjeve familjare realizohet gjithashtu edhe përmes ftesës së tyre, mikpritjes, nderimit të tyre, pjesëmarrjes në raste hareje dhe gëzimi dhe në raste mërzie e hidhërimi dhe përmes veprimesh të ngjashme si këto.
Lidhjet farefisnore nënkuptojnë vizitë, përkujdesje, ndihmë dhe këshillim.
Realisht, qëllimi i ruajtjes së lidhjeve familjare nënkupton që familjari i fortë ta ndihmojë të dobëtin, i pasuri ta ndihmojë të varfrin, i dituri ta ndihmojë të paditurin. Mendoj se çështja e lidhjeve familjare është më shumë sesa thjesht një vizitë, ajo nënkupton vizitën, përkujdesjen për kushte materiale, çështje arsimore dhe shoqërore, për ndihmë materiale e kështu me radhë.
Mirëkuptimi dhe falja e ndonjë gabimi sjellin dashuri dhe respekt të ndërsjellë
Në të vërtetë, anëtarët e familjes nuk janë imunë ndaj gabimeve, ata mundtë bëjnë ndonjë lëshim, mund të bëjnë ndonjë gabim ndaj të afërmve të tjerë. Nëse ndodh diçka e tillë, është e udhës që njeriu ta ketë në konsideratë faljen dhe mirëkuptimin, sepse mirëkuptimi është cilësi e njerëzve të mire’ dhe e njeriut që fal dhe toleron, atë Zoti e ngre. Ne kemi një shembull shumë të mirë tek ngjarja e Jusufit a.s. dhe vëllezërve të tij, të cilët e kishin lënë në një pus, me qëllim që ta mbysnin, mirëpo, kur ata i kërkuan falje, ai i fali, i mirëkuptoi dhe nuk i qortoi, përkundrazi u lut për ta duke thënë: “Ai tha: “Sot nuk ka qortim kundër jush, All-llahu ju faltë ju; Ai është më mëshiruesi i mëshiruesve” (Jusuf, 92).
Në pjesën tjetër të ajetit, që flet për këtë ngjarje, është një urtësi: Allahu na tregon se çfarë u kishte thënë Jusufi vëllezërve të tij: ”…e mua më dhuroi mirësi kur më nxori prej burgut”’ (Jusuf, 100) dhe nuk u tha “kur më nxori nga pusi”, sepse, sikur t’u thoshte “kur më nxori nga pusi”, atëherë do t’ua kujtonte gabimin, mirëpo ai injoroi gabimin e tyre dhe nuk e përmendi: ”…e mua më dhuroi mirësi kur më nxori prej burgut, e juve ju solli nga fshati pasi djalli pati futur përçarje ndërmjet meje dhe vëllezërve të mi”. (Jusuf, 100)
Pra, nuk i cilësoi ata si armiq, po tha: “pasi djalli pati futur përçarje mes nesh”.
Të drejtat e familjarëve
Atëherë, falja e gabimeve, respekti dhe mirëkuptimi i të afërmve janë gjëra që ruajnë lidhjet familjare dhe i përforcojnë ato. Muslimani duhet t’i mbajë lidhjet familjare, edhe nëse ndonjë familjar i ndërpret ato, duhet të jetë i mirësjellshëm, edhe nëse ndonjë anëtar nuk është i tillë.
Muslimani nuk duhet t’i qortojë të afërmit, sepse kjo bëhet shkak për ndërprerjen e lidhjeve familjare, mirëpo duhet të jetë i mirësjellshëm dhe bujar.
Transmeton Abdulla ibn Amer se Pejgamberi a.s. kishte mbajtur hytben e xhumasë dhe kishte thënë: “Kini kujdes nga koprracia, sepse koprracia ka qenë shkak për shkatërrimin e popujve të mëhershëm duke i urdhëruar ata që të ndërprisnin lidhjet familjare dhe ata i kishin ndërprerë, duke i urdhëruar ata në punë të liga, e ata i kishin bërë ato”. Dikush nga dijetarët është pyetur se cilat janë të drejtat e familjarëve. Ai kishte thënë: Ta mirëpresësh atë që nuk të ka pritur, ta vizitosh atë që të ka braktisur.
Çështja nuk është “e vizitoj nëse më viziton”, ”e ftoj nëse me fton”. Në bazë të parimeve fetare islame, edhe nëse ai nuk të viziton, ti je i obliguar ta vizitosh.
Transmeton Ebu Hurejre se një njeri e kishte pyetur Pejgamberin a.s.: “O i Dërguari i Allahut, kam të afërm të cilët i vizitoj dhe ata më braktisin, jam i mirësjellshëm ndaj tyre e ata veprojnë të kundërtën, më merr malli për ata, e ata me injorojnë. Pejgamberi a.s. tha: Nëse je ashtu siç thua, atëherë ti do të kesh ndihmën dhe mbështetjen e Zotit”.
Prof. Dr. Muhamed Ratib Nabulsi
Përktheu dhe përshtati nga gjuha arabe: Mr.Vedat Shabani,