1.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Loja dhe dëfrimi si metodologji edukuese në edukimin parashkollor

Më të lexuarat

Botime dhe kërkime për filozofinë e edukimit parashkollor

Loja, në përgjithësi, duket sikur nuk ka ndonjë përfitim, e mund të përkufizohet si aktivitet i kryer për ta shijuar kohën e lirë. Ky përkufizim në përgjithësi tregon pikëpamje që kanë të rriturit në lidhje me lojërat e fëmijëve. Ndërsa po ta shikojmë nga aspekti i fëmijës, për ta është një përpjekje e një punë e rëndësishme.(1)

Fëmija e fillon lojën bashkë me lindjen. Te fëmijët parashkollorë loja është angazhimi i tyre i vetëm. Fëmijët, një pjesë të mirë të kohës ia kushtojnë lojës. Loja për fëmijët është kapërcimi i lodhjes së trupit dhe shpirtit për të shpenzuar energjitë e tepërta, përgatitje për jetën, për të fituar kënaqësi, etj.. Fëmijët në formimin e lojërave shikojnë klimën, kulturën, gjininë dhe efektin e moshës. Jetesa në gjeografi të ndryshme, zotërimi i një shoqërie ndryshe, të qenit djalë dhe vajzë, të qenit në moshë të ndryshme, janë një arsye e mirë për të luajtur lojëra. Psikologu i famshëm Piageti, tregon se ka një lidhje midis lojës dhe zhvillimit mendor, përshtatja me lojën, loja me pretendime dhe klasifikimi i rregullave duke qenë si lojë.(2)

Loja mprehë ndjenjat, zhvillon aftësitë, përmirëson mundësitë. Ajo është përgjegjëse për krijimtarinë e fëmijës, aftësinë e zgjidhjes së problemeve dhe zhvillimin e gjuhës. Në saje të lojës, fëmijët shpëtojnë nga ankthi, pastrojnë instinktin, manifestojnë, e në këtë mënyrë tentojnë të edukohen.(3)

Loja në një kohë të përshtatshme bën gjimnastikën e inteligjencës së fëmijës. Kjo përmirëson aftësinë për të ndihmuar të kuptuarit e zhvillimit mendor. Aspekti më i rëndësishëm është që loja mund të përcaktohet nga interesat e fëmijës. Arkitekt Sinani në fëmijëri luante me ndërtesa të vogla me harqe, kur u rrit me anë të magjive, ndërtuar prej duarve të tij, u bë një nga arkitektët më të njohur në të gjitha shoqëritë e botës, kjo falë zbulimit të interesit të tij në lodra gjatë fëmijërisë. Fëmija duhet të vëzhgohet mirë, me çfarë luan, të zgjedhë lojërat që të mësojë prej tyre, ato të jenë relaksuese, pse jo duhet të orientohen drejt lojërave që përforcojnë imagjinatën e tyre. Për t’u kujdesur nga lojërat me telefona, fëmijës duhet t’i krijohet mundësia të argëtohet me diçka tjetër. Dimensioni tjetër në lojën e fëmijës është shoku i tij. Një lojë e veçantë është loja nga e cila fëmija nuk heq dorë. Miqtë rrinë vazhdimisht me fëmijët, ato gjithmonë krahasohen me të mëdhenjtë. Kjo përbën zhvillimin e personaliteti por luan një rol negativ në vetëbesim. Masa e duhur është që fëmijës të mos i gjendet një shok, por një shok i dobishëm.(4)

Loja i mundëson fëmijës socializimin

Veçanërisht lojërat në grup janë mjeti më i mirë i socializimit. Fëmija, sikurse e njeh mjedisin përmes lojës, kupton rregullat e shoqërisë dhe detyrohet t’u përshtatet rregullave, përmes lojës mund të arrijë t’i realizojë të gjitha këto. Bile, ajo luan një rol të rëndësishëm për sa i përket tolerancës ndaj ndryshimeve, bashkëpunimit në punë, altruizmit dhe fitimit të sjelljeve të tjera të ngjashme. Fëmija që e njeh mjedisin përmes lojës, po ashtu e transmeton atë përmes saj. Ai imiton ato që shikon dhe identifikon vetën me njerëzit e marrë si shembull. Duke bërë këtë, njeh vetën, provon ndjenjat, zhvillohet, dhe në fund vendos marrëdhënie njerëzore. Si rezultat i kësaj, duke e zhvilluar fëmijën, ai fiton sjellje pozitive.(5)

Në arsimimin e fëmijës, miqësia me të tjerët në lojë, ka një vend të pazëvendësueshëm. Fëmija fiton shumë njohuri, sjellje dhe kuptime nga shoku me të cilin luan. Këto, edhe sikur mos të jenë të gjitha pozitive, presin që fëmijën ta ndihmojnë deri diku. Fëmija imiton gjërat që ka mësuar nga fëmija me të cilin luan, e këto lloj sjelljesh i përvetëson. Sidomos loja e prindërve me fëmijën është një nga mënyrat e afrimit dhe njohjes me të. Fëmija, duke u takuar mjaftueshëm me shokun e lojës, fiton përvoja dhe hap terren për sjelljet e pranueshme morale dhe mësimin e tyre.(6)

Përzgjedhja e lojërave dhe lodrave është një nga çështjet ku duhet treguar më së shumti

kujdes. Gjërat, që më së shumti fëmija kalon kohën me to, janë mjetet të cilat shërbejnë dhe ndikojnë në zhvillimin e tij. Lojërat janë të rëndësishme, sepse nga njëra anë e përgatisin fëmijën për jetën, ndërsa nga ana tjetër e ndihmojnë atë të fitojë dhe ruajë normat kulturo-morale. Loja, është një nevojë shumë e natyrshme për fëmijën. Duhet kushtuar një kujdes i veçantë, kur fëmijës i lejohet të luajë, loja të ketë një qëllim, mos të jetë shpenzim i kotë i kohës.

Prindërit duhet të kalojnë shumë kohë me fëmijën, kurrsesi nuk duhet ta nënvleftësojnë lojën e fëmijës. Nënat, duhet t’i lejojnë fëmijët e tyre t’i ftojnë shokët në shtëpi, gjithashtu edhe fëmijët e tyre duhet t’i lejojnë të shkojnë në familjet e shokëve. Në mënyrë që t’i parandalojë fëmijët të shoqërohen me shokë e shoqëri të keqe, së pari duhet t’u japin mundësinë të shoqërohen me shokë dhe shoqëri të mirë. Lojërat shërbejnë si mjet për formimin e një disipline natyrale për fëmijën. Gjithashtu, ato janë një aftësim e trajnim gjatë procesit të zhvillimit të mendjes, shpirtit dhe trupit, shërbejnë si mjet për formësimin dhe orientimin e ndjenjave, mendimeve dhe sjelljeve. Cilido prind që dëshiron ta kuptojë fëmijën e tij, që tek ai të formësohen sjelljet e dëshiruara, duhet medoemos që në jetën e fëmijës së tij të inkuadrojë lojërat. Duhet që normat dhe vlerat e jetës t’i mbështjellë me ambalazhin e lojës, në mënyrë që të futen natyrshëm në jetën e tij.(7)

Tregime dhe përralla

Historia, është një mjet pedagogjik i rëndësishëm për zhvillimin personal dhe shpirtëror në shumë fusha, që, është pranuar ndërkombëtarisht duke qenë se ndihmon zhvillimin psikologjik te fëmijët dhe te të rinjtë. Roli i kuptimit të komunikimit merret parasysh në fusha të ndryshme, si në: sociologjinë, letërsinë, historinë, antropologjinë, teologjinë dhe fenë.

Historia është një mjet që siguron përvetësimin dhe marrjen e shembujve në arsimim. Shpjegimi i temave fetare e morale me histori, i ndihmon fëmijët që të mësojnë më lehtë gjërat abstrakte. Historia i përfshinë të gjitha përjetimet brenda saj. Në mënyrë të shpejt u tregon fëmijëve ngjarjet e ndodhura. Domethënë, njeriu është heroi i historisë së tij. Po ashtu, të gjithë dëgjojnë nga fillimi historitë e shkuara të të tjerëve. Për këtë arsye, historia rrit interesin e njerëzve në përgjithësi, por sidomos fëmijëve në veçanti.(8)

Empatia, është kuptimi i drejtë i mendimeve duke e vendosur vetën në vend të atij që ke përballë. Për të marrë ndjenja dhe emocione prej historisë mund të arrihet vetëm përmes mjetit të empatisë. Njeriu që dëgjon apo lexon historinë, zgjedh një nga heronjtë e saj si model dhe pothuajse fillon të jetojë me karakterin e tij.

Fëmija merr si shembull sjelljet që dëshiron nëse i sheh ato edhe te dikush tjetër. Në këtë drejtim, shembulli i parë i fëmijës është familja dhe fëmijët në mjedisin rrethues. Leximi dhe shpjegimi i historisë fëmijës, do të thotë t’i shpjegosh ngjarje, prej të cilave mund të nxjerrë mësime. Historia nuk është vetëm një argëtim që merret përmes të lexuarit dhe dëgjuarit, në fakt ajo kthehet në një pjesë jete ku fëmija hyn te personazhi kryesor e jeton së bashku me të. Fëmijët, në përgjithësi, kanë tendencë të bëjnë empati me protagonistin që luan rolin e mirë, e në vend të tij vendosin vetën. Duke pëlqyer karakteristikat e tyre personale, fillon të mendojë protagonistin, fillon të ndjehet si ai. Legjendat përbëhen kryesisht nga protagonistë që i përkasin krijesave të tjera, të cilat edhe pse janë ngjarje imagjinare shprehen verbalisht bindës për dëgjuesit.(9) Legjendat nuk janë pohime për të besuar ato që shpjegohen, historia është rezultat i jetës reale. Te legjendat, heronjtë janë të mbinatyrshëm, subjekte imagjinare, ngjarje apo situata të paarsyeshme, por, duke i nxjerrë nga bota e tyre ndikojnë mbi dëgjuesin. Karakteristika kryesore dalluese midis legjendës dhe historisë është “imagjinata”.(10)

Në historitë që u lexohen apo mësohen fëmijëve gjenden disa karakteristika, të cilat, O?uzkan, i rendit në këtë mënyrë:

1. Të jetë temë e përshtatshme për interesat e fëmijëve, për përvojën e jetës si dhe për forcimin e mendimit;

2. Të ketë një plan të thjeshtë dhe realist, nuk duhet të jetë në kundërshtim me mendimet e fëmijëve;

3. Të përmbajë lëvizje dhe ngjarje mbi rezultate logjike;

4. Të jenë konkrete, të drejtpërdrejta dhe nuk duhet të shpërndajnë vëmendjen;

5. Të shpjegojnë mirë karakteristikat, nga pikëpamja e së vërtetës nuk duhet të lënë asnjë dyshim, heronjtë duhet të jenë të pranueshëm;

6. Me fjali të shkurtra e paragrafë të shkurtër, bazuar në biseda të bollshme, duhet të zotërojë rrëfimi i vazhdueshëm;

7. Të specifikohet çdo pjesë emocionale e situatës;

8. Analizat mendore të jenë të përshtatshme për nivelin e fëmijës.(11)

Kur interesat janë të bollshme dhe çdo gjë mësohet imtësisht, fëmijët që duan të rrisin njohuritë dhe zhvillojnë përvojën, mund ta bëjnë këtë përmes simboleve konkrete, të cilët përfshijnë koncepte dhe simbole që mund të jenë abstrakte dhe të pakuptueshëm. Koncepte abstrakte janë: feja, patriotizmi, morali, miqësia, drejtësia dhe toleranca, që mund të transmetohen duke i konkretizuar në histori. Edhe pse mund të duken se po shqyrtohen në mënyrë kureshtare, kanë tendencë ta pranohen sistematikisht në filtrat e mendjes.(12)

Fëmijët individë që ndodhen në periudhën e pubertetit kanë perceptime e përgjigje emocionale të ndryshme lidhur me këtë, përballë njerëzve dhe institucioneve, mund të zhvillohen qëndrime të reja që formojnë sistemin e tyre të vlerave.(13) Pas largimit nga familja, njerëzit kanë tendencën të lidhen dhe grupohen diku. Njeriu është i lumtur nga të qenit pjesëtar i këtij grupi dhe fillon të përvetësojë mendimet e vlerat e tij. Në të njëjtën mënyrë, personazhet e romaneve, historive dhe filmave tërheqin interesin e tyre.(14)

Duke përfituar nga ndjeshmëria dhe tendenca e tyre, me anë të rrugës së empatisë, bëhen shembuj dhe për të tjerët, sigurojnë qëndrime dhe sjellje sociale të drejta brenda shoqërisë së grupit.(15) Për të dhënë vlerat e dëshiruara, ekspozohen si heronj në mesin e tyre shoqëror, të nxitur nga histori dhe ngjarje të përpunuara, orientohen duke e përcjellë mesazhin sipas nevojës. Në periudhën kur karakteri moral i fëmijës është në formësim e sipër, i duhet kushtuar një vëmendje e veçantë, duhet përfituar nga krahasimet e prekshme, përngjasimet, imazhet dhe tregimet. Tregimet dhe përrallat përmbajnë mesazhe të fshehta morale. Madje në shumë prej tregimeve, që shumica e njerëzve i dinë, gjenden mësime të ndryshme. P.sh., përralla e lepurit dhe breshkës, në shikim të parë të jep përshtypjen e qortimit ndaj të nxituarit. Pas gjithë asaj që duket, fshihet dhe një tjetër mesazh: breshka është simboli i durimit dhe i jetëgjatësisë. Ndërsa, lepuri është simboli i të riut që me fuqinë dhe shpejtësinë e tij nënvlerëson kundërshtarin, pra që nuk vlerëson fuqinë e durimit dhe këmbënguljes. Të tilla tregime dhe përralla, filtrohen në subkoshiencën e fëmijës, i japin atij mësime të dobishme morale. Duke u munduar, që me sjelljet tona, t’i tregojmë fëmijës se ne e përcaktojmë vetë fatin tonë, në këtë aspekt tregimet dhe përrallat luajnë një rol domethënës.(16)

Libri

Është shumë e domosdoshme që fëmija të njihet me librin qysh në moshë të vogël dhe me anë të tij të njohë heronjtë të cilët përfaqësojnë vlerat dhe kulturën tonë. Duhet treguar kujdes i veçantë në zgjedhjen e librave, me anë të të cilëve fëmijët njihen me personalitete dhe heronjtë idealë, të cilët mund t’i marrë si shembull për jetën e tij. Është e ditur se fëmijët pas një moshe të caktuar fillojnë të kërkojnë dikë që ta kenë dhe marrin si shembull. Krahas prindërve të tyre, fëmijët mund të marrin si shembull personalitete që prezantojnë shembuj dhe karaktere të larta morale, si heronjtë historikë, artistë, sportistë të suksesshëm dhe shkencëtarë. Personalitetin që marrin si shembull nuk e diskutojnë, kështu nga mënyra si flasin, si vishen, veset e mira deri te veset e këqija, medoemos që do të ndikojnë në personalitetin e brishtë të fëmijës. Njohja e fëmijës me dikë që ka arritur sukses, ka bërë diçka të dobishme për njerëzimin në një fushë apo lëmë të caktuar, personalitete të njohura publike, heronjtë, shkencëtarë e intelektualë, që kanë karakter moral të lartë, krijojnë dhe rrisin vullnetin e iniciativën te to. Puna, sakrifica dhe guximi që kanë treguar këto personalitete në arritjen e idealeve dhe objektivave të tyre, sa u tërheqin vëmendjen, po aq ndikon në formimin e karakterit të tyre. Duhet të theksojmë se marrja dhe pajisja për model nga ana e fëmijës së një personaliteti të duhur e të përshtatshëm ndikon në formimin dhe rritjen e tij në mënyrë të shëndetshme.(17)

___________________________

1. Cole dhe Morgan, 1985: 228.

2. Aslanargun, E. (2007). Okul Aile ??birli?i ve Ö?renci Ba?ar?s? Üzerine Tarama Çal??ma. Yavuzer, 2007: 173.

3. Ayd?n, M. Z. (2012). Ailede Ahlak E?itimi. Tima?, ?stanbul. Yörüko?lu,

2012: 67.

4. Be?o?ul, ?. (1993). Çocuk Bak?m? ve Terbiyesi. Tu?ra Yay?nlar?, ?stanbul. Fq.29.

5. Arslan, A. (2001). Felsefeye giri?. ?stanbul, Vadi Yay?nlar?. Senemo?lu, 2001: 80.

6. Aslanargun, E. (2007). Okul Aile ??birli?i ve Ö?renci Ba?ar?s? Üzerine Tarama Çal??ma. Yavuzer, 2007: 185.

7. Atl?, G. (2002). Aile ve Çocuk E?itimi Üzerine Sohbetler. Etüt Yay?nevi, ?stanbul. Fq. 119.

8. Aksoy, Ö. A. (1998). Atasözleri ve Deyimler Sözlü?ü. C.1, I-II, ?nk?lap Yay., ?stanbul. Ganzevoort, 1998: 23.

9. Po aty: Sakao?lu, 1999: 2.

10. Po aty, Bilkan, 2001: 13-14.

11. O?uzkan, 1997: 101-102.

12. Aslanargun, E. (2007). Okul Aile ??birli?i ve Ö?renci Ba?ar?s? Üzerine Tarama Çal??ma.Cox dhe Ëolley, 2007: 681.

13. Arslan, A. (2001). Felsefeye giri?. ?stanbul, Vadi Yay?nlar?. Yavuzer, 2001: 39.

14. Po aty, Cox-Wolley, 2007: 688.

15. Ba?aran, ?. E. (1990). E?itim Psikolojisi. Gül Yay. Vitz, 1990: 709-720 16. Ayd?n, M. Z. (2012). Ailede Ahlak E?itimi. Tima?, ?stanbul.Ayd?n, 2012: 385.

17. Ayd?n, M. S. (1991). Tanr?-Ahlak ?li?kisi. T.D.V. Yay., Ankara. Öcal, 1991: 88.

Phd. Melihate Zeqiri

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit