2.1 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Disa rregulla rreth interesit bankar

Më të lexuarat

➖Nëse blerësi debitor vonohet në pagesën e kësteve përtej datës së caktuar, atëherë nuk lejohet detyrimi i tij që ta shtojë borxhin me ose pa kusht të mëparshëm, sepse kjo është kamatë e ndaluar në legjislacionin islam.

➖ Debitori, i cili ka borxh, është i ndaluar të zvarritet në pagesën e kësteve, por në Sheriat nuk lejohet të parashikohet kompensimi në rast të vonesës së pagesës, sepse ajo konsiderohet kamatë.

➖ Është ligjërisht e lejueshme që shitësi të përcaktojë që këstet të paguhen para afatit të tyre kur debitori vonon të paguajë disa prej tyre, përderisa debitori e ka pranuar këtë kusht gjatë kontraktimit.

➖ Çdo rritje apo kamatë mbi borxhin që ka ardhur dhe debitori nuk është në gjendje ta paguajë atë në këmbim të shtyrjes së tij, si dhe kamata e huasë që nga fillimi i kontratës, këto dy forma të kamatës janë të ndaluara sipas legjislacionit Islamit.

➖ Interesi bankar i depozitave, d.m.th, në këmbim të parave të depozituara nga klienti në llogarinë e tij në bankë është kamatë që është e ndaluar me Sheriat në Kuran dhe Sunet.
Interesi për të gjitha llojet e kredive është kamatë (riba) e ndaluar.

/hoxhë hariz allkoçi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit