9.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Kamata (pj.11) Bankat Islame – Ekonomia Islame

Më të lexuarat

 

Bankat Islame

Mesuam nga më lart se kreditimi dhe marrja e kredisë me kamatë është vepër e ndaluar të cilën nuk e bën të lejueshme as edhe nevoja.Këtu lind nevoja e korigjimit të funksionimit të kapitalit duke u përshtatur me legjistacionin Islam.Kështu lindi ideja e Bankave Islame,ngritja e të cilave përfaqëson vetëm se një hap mbi rrugë në krahasim me hapat e tjerë për ngritjen e sistemit ekonomik Islam në formën e tij më të plotë,kur dihet se sistemi bankar konsiderohet boshti i të gjthë aktivivtetit ekonomik,gjë që realizon mundësinë që sistemet e tjera bashkohore të përfitojnë nga sistemi ekonomik i cili bazohet mbi themele islame për zgjidhjen e problemeve të tyre.

Fatkeqësitë,ndrydhjet e lëvisjes së krahut të punës dhe padrejtësitë që shkakton praktikimi i kamatas nuk numërohen,e për këtë arsyeja llogjike e gjërave kanfirmon se sistemet islame janë të afta për zgjithjen e problemeve ekonomike bashkohore,ku në të vërtetë këto probleme janë vetëm se gjurmët e sistemeve ekonomike të ngrituara.

Objektivat e Bankave Islame

Ajo që e dallon me tëpër sistemin mbi të cilin ngrihen Bankat Islame nga sistemi mbi të cilin ngrihen bankat e tjera bashkohore është fakti se Banka Islame ngrihet mbi parimin e mos ndarjes midis anës materiale,njerëzore dhe natyrës humane,duke ditur se direktivat e Islamit përkujdesen për këto anë sëbashku me cilësine e shtullave të shoqërisë islame të cilat plotësojnë njëra –tjetrën.

Nuk ka dyshim se banka Islame ka objektivat e saja kryesore të cilat janë:

1-Përputhja e veprimeve të saja bankare me dispozitat islame duke siguruar kështu alternativën islame për ç’do veprim,e kështu të mund të nxirren muslimanët nga të zënët ngushtë:“A të kërkoj dikë tjetër përveç Allahut si gjyklues dhe ai është ai cili ju ka zbritur ju librin e sqaruar“ (El-En’am 114).

Kjo nuk realizohet vetëm nëse banka Islame pastron veprimet e saja nga ç’do e ndaluar dhe hap i parë në këtë fushë do të jetë shpëtimi imuslimanëve nga këneta ekamatës,nga kjo e keqe për të cilën Allahu xh.sh i ka shpallur luftë atyre që pëzihen në të,e më pas sigurimi i fitimit të lejuar hallall,vënja e pasurisë në shërbim të muslimanëve e shoqërive të tyre nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme të lejuara.

2- Zhvillimi ndërgjegjes së kursimit, inkurajimit të investimeve dhe ndalimi i bllokimit të pasurive,sepse banka islame ka për qëllim mbledhjen e kursimeve të muslianëve në të gjithë botën dhe orentimi i tyre në atë mënyrë që realizon dobi për vendet islame,të cilat kanë vërtetuar se kanë mundësi të konsidrueshme të pakufizueshme dhe nuk ka dyshim se mbledhja e kursimeve të muslimanëve në bankat Islame duke i orentuar siç duhet ndalon bërjen e gjynaheve të cilat dikush i bën duke depozituar pasuritë e tij në banka të huaja duke ditur se këto banka i ka nënkontroll dhe drejton politikën e tyre të investimeve njerëz që nuk tregohen korrekt me botën Islame,madje ka prej tyre që e shfaqin hapur këtë.Gjithashtu ata e dinë se pasuritë e depozituara në këto banka nuk ngelen në arka të mbullura që të ruhen deri në afatin e kthimit por lëvizin ç’do ditë drejt projekteve të cilat i financojnë këto banka ose në këmbimt të të cilave marrin sasi të mëdha kamate me anë të kreditimit të tyre ose përfitojnë të ardhura nëpërmejt pjesëmarrjes në projekte të cilat i drejtojnë përgjegjësit e këtyre bankave në botën islame dhe që nuk ecin pralelisht me interesat e popujve të tyre.[1]

Rroli i bankës Islame nuk do të jetë kaq i ngushtë ,por ajo do të shihet si mekanizëm për të realizuar dhe thelluar vlerat shpirtërore që lidhen me njeriun musliman,si qëndrër e rrezes së civilizimit,shkalla e edukimit muslian dhe një rrugë praktike për një jetë dinjitoze për individët e popullit muslian,gjithashtu edhe si mbështetje e ekonomive të vendeve muslimane sepse ajo (banka islame) realizon qëllime socile të cilat ndihmojnë në rritjen ekonomike të shoqërisë me të ardhurat e saj sepse realizimi i fitimit është shtusa dhe jo qëllimi kryesor për të cilin banka islame ngrihet dhe motoja e saj është:“zhvillim në interes të shoqërisë“.

Për aq kohë sa banka punon sipas bazave islame ajo do të tërheqë kapitalin e paralezuar nga personat të cilët ndihen ngushtë nga bashkëpunime me bankat e tjera,e kështu lëvizja e punës në bankë do të mbajë peshën e edukimit dhe orentimit të musliamnëve drejt mënyrave të shpenzimit të cilat sigurojnë dobi për shoqërinë.

3- Paraqitja e metodave të reja të financimit dhe investimit të cilat silësohen si të drejta,transparente dhe të ejkulibruara midis elemntëve të prodhimit ose duke vënë menjëherë në efiçencë paratë e bankës ose financimin e klientëve të cilët posejdojnë investime,nëpërmjet kontratave me bazë nga legjistacioni islam që lidhet me sistemin e partneritet të plotë i cili rrjedh nga bashkimi i kapitalit,punës dhe ndarjes së fitimit dhe humbjes.Nuk ka dyshim se të gjitha të ardhurat nga projektet me partneritet janë më të larta së të ardhurat e realizuara nga interesi bankar.

Banka Islame tregon kujdes të veçantë për përzjedhjen e projekteve të investimeve që i shërbejnë ambjentit dhe japin mundësinë për të vënë në punë forcën e punës që është nën papunësi duke vënë në dispozicion të gjitha shërbimet bankare tradicione të lejuara sipas Islamit vetëm me çmimin e kostos reale pa shfrutëzuar apo rraskapitur klientin

Banka ndihmon gjithashtu për sigurimin e financimit për ç’do person fizik apo juridik që ka eksperiencën e nevoijshme por që nuk din të manaxhojë pasurinë e tij,kjo nëpermjet dhënies së borxhit pa interes bankar por duke ndarë së bashku fitimin dhe humbjen,duke punuar kështu mbi parimin e partneritet në të mira dhe në të këqija,figurë kjo që përfaqësohet më së miri tek Mudarebeja (bashkimi i kapitalit nga njëra palë dhe punës nga pala tjetër) dhe tek kompanitë islame,duke zevendësuar kështu fitime te sigutra nga norma fiks e interesit.

Proçese e veçanta suplementare tek banka islame

Bankat islame dallohen nga disa shërbime dhe proçese suplementare nga bankat e tjera,nga të cilat po përmendim shkurtimish t disa prej tyre:

1- Investimet direkte

Vihet re se bankat tradicionale fshihen nga frika e investimeve direkte,ndërkohë që bankat islame mbështeten kryesisht mbi to.Vënia në efiçencë e burime të bankës islame i nënshtohen një studimi shkencor për sjelljen e ç’do lloji prej llojeve të depozitave e sidomos atyre të mëdha në mënyrë që ato të vihen në punë me siguri të plotë pa u përballur me rreziqe apo mos sigurimin e keshit(para të thata)të nevojshëm për përballimin e tërheqjeve nga njëra anë dhe shmangjes së ruatje së sasive të mëdha të parave kesh siç duhet nga ana tjetër,gjë që sjell shpërdorimin e shanceve për investime.Në këtë mënyrë ruhet ejkulibri midis investimeve direkte dhe parave që janë në dispozicion për këtë lloj investimi.

2- Financimi dhe partneriteti

Në mungesë të kredive me interes tek bankat islame,alternetiva e veçantë islame është financimi i përbashkët,qoftë kjo për një peruiudhë afatgjatë për ndërtimin e fabrikave dhe kompanive ose financimi për një periudhë afatshkurtër për tregëti apo financimi I projekteve për plotësimin e nevojave të kapitalit.

3- Borxhi pa interes

Këto janë borxhe pa interes të cilat banka ia vë në dispozicion ç’do individi fizik apo juridik që ka eksperinencë por që nuk vë don në efiçencë pasurinë që ai posejdon.Ky borxh jipet pa kamatë por në rast parteneriteti sejcila palë merr përsipër humbjen dhe fitimin,e nëse ndadh që ndonjë prej borxhmarrësëve nuk shlyen detyrimin atëherë banka është e detyruar të zbatojë fjalën e Alalhut xh.sh:’E nëse është në vështirësi atëherë të pritet derisa të ketë mundësi (për ta shlyer)” (El-Bekare 280) pasi klienti të ketë paraqitur argumenta bindës për pamundësinë e tij.

4- Këshilli fetar i kontrollit

Që do të thotë nështrim i të gjitha veprimeve bankare në përkudesjën e Këshillit fetar të Kontrollit i formuar nga dijetarë të mëdhenj të jurispodencës(fik’hut)islame që njihen për eksperiencën e tyre dhe thellësinë e të kporuarit të dispozitave fetare në mënyrë të tillë që nuk mund të ngrihet anjë formë investimi vetëm pas miratimit të tij nga na fetare,në mënyrë që të gjithë prodhimet dhe shërbimet me të cilat ka të bëjë banka apo i financon ajo të jenë brenda rrethit të hallallit.

5-Zhvillimi dhe ngulitja e vlerave të besimit islam,edukatë e mirë dhe sjellja denjitoze e punonjësëve dhe klientëve të bankës islame,sepse zbatushmëria e parimeve të islamit nga banka nuk kufizohet vetëm me ndalimin e praktikimit të kamatës,ndalimin e financimeve të prodhimit të alkohoolit,eksaortit të mishit të derrit,sallave të lojrave të fatit etj,por vazhdon deri në zbatimin e plotë të të gjitha parimeve islame pa përjashtim.Për këtë arsye asaj nuk i lejohet të konsumojë pasuritë padrejtësisht,me argument thënien e Allahut xh.sh:”O ju që besuatmos i hani pasuritë tuaja midis jush padrejtësisht,vetëm nëse bëni tregëti apo jeni të kënaqur me njëri-tjetrin” (En-nisa 29).

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit