0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Bijat e Shuajbit (Musa, alejhisselam dhe vajzat e Shuajbit) – Hoxhë Bekir Halimi

Më të lexuarat

Bijat e Shuajbit

Musa, alejhisselam dhe vajzat e Shuajbit

 

وَلَمَّا تَوَجَّهَ تِلْقَاءَ مَدْيَنَ قَالَ عَسَى رَبِّي أَنْ يَهْدِيَنِي سَوَاءَ السَّبِيلِ (22) وَلَمَّا وَرَدَ مَاءَ مَدْيَنَ وَجَدَ عَلَيْهِ أُمَّةً مِنْ النَّاسِ يَسْقُونَ وَوَجَدَ مِنْ دُونِهِمْ امْرَأتَيْنِ تَذُودَانِ قَالَ مَا خَطْبُكُمَا قَالَتَا لا نَسْقِي حَتَّى يُصْدِرَ الرِّعَاءُ وَأَبُونَا شَيْخٌ كَبِيرٌ (23) فَسَقَى لَهُمَا ثُمَّ تَوَلَّى إِلَى الظِّلِّ فَقَالَ رَبِّ إِنِّي لِمَا أَنزَلْتَ إِلَيَّ مِنْ خَيْرٍ فَقِيرٌ (24) فَجَاءَتْهُ إِحْدَاهُمَا تَمْشِي عَلَى اسْتِحْيَاءٍ قَالَتْ إِنَّ أَبِي يَدْعُوكَ لِيَجْزِيَكَ أَجْرَ مَا سَقَيْتَ لَنَا فَلَمَّا جَاءَهُ وَقَصَّ عَلَيْهِ الْقَصَصَ قَالَ لا تَخَفْ نَجَوْتَ مِنْ الْقَوْمِ الظَّالِمِينَ (25) قَالَتْ إِحْدَاهُمَا يَا أَبَتِ اسْتَأْجِرْهُ إِنَّ خَيْرَ مَنْ اسْتَأْجَرْتَ الْقَوِيُّ الأَمِينُ (26)

Dhe kur u drejtua kah Medjeni tha: “Shpresoj që Zoti im të më orientojë rrugës së drejtë”. E kur arriti ujin e Medjenit, aty gjeti një grumbull njerëzish që po i jepnin bagëtisë ujë, e pak më larg prej tyre vërejti dy gra që po i ndalnin (kafshët e tyre) e u tha: “E çka është puna e juve dyjave?” Ato që të dyja i thanë: “Ne nuk u japim ujë deri që të largohen barinjtë, kurse babai ynë është shumë i vjetër!” Atëherë ai u dha ujë (kafshëve) të atyre, pastaj u largua anash nën një hije e tha: “O Zoti im, unë kam nevojë për çkado që të më japësh!” E njëra prej tyre erdhi te ai, ecte e turpërueshme, e tha: “Babai im të thërret që të paguajë ty shpërblimin për atë që na u dhe (bagëtisë) ujë!” E kur shkoi (Musai) tek ai dhe ia tregoi atij ngjarjen, ai tha: “Mos ki frikë, paske shpëtuar nga populli zullumqar!” Njëra prej atyre dyjave tha: “O babai im, merre këtë në shërbim me pagë, pse më i miri i atij që do ta marrësh në shërbim është ai i fuqishmi e besniku!” (El-Kasas: 22-26).

1- Mësimet që merren nga këto ajete:

– Burrëria e vërtetë doli në shesh me të arritur të Musait, alejhisselam, në Medjen. Kur i pa dy vajzat mes burrave reagoi, kur e pa se si i ruajnë dhentë e tyre që të mos përzihen me të burrave, nuk e duroi këtë gjendje, sidomos kur e vërejti edukatën, moralin dhe turpin e tyre, andaj reagoi karshi kësaj dukurie dhe u drejtua e i pyeti: ç’bëni ju dyja këtu?

– Njeriu çdo herë duhet të sqarohet dhe nuk duhet të mbështetemi vetëm në mendimin e mirë të njerëzve. Kur u drejtua Musai, alejhisselam, me pyetje këtyre dy vajzave, ato u përgjigjen duke thënë: presim ta përfundojnë burrat ngopjen me ujë të bagëtisë e pastaj ne u japim ujë dhenve tonë, e bëjmë këtë sepse babai ynë është plak dhe nuk mundet të lëvizë.

– Biseda mes meshkujve dhe femrave lejohet por me kushte:

• Ta ulin shikimin.

• Tema e bisedës të jetë për gjëra të nevojshme dhe rëndësishme, në suaza të lejuarës fetarisht.

• Të mos e zbukuron foljen femra nëse flet direkt dhe të mos e zgjatë bisedën nëse flet nëpërmjet forumeve ose indirekt.

• Femra të jetë me veshje islame.

• Femra të ketë me vete mahrem që të mos llogaritet kjo bisedë vetmim.

– Burrërinë dhe edukatën tënde mos e prish me përfundim të keq. Musai, alejhisselam, pasi që i ofroi shërbimin e vet, shpejt u largua nën hije dhe iu drejtua Allahut me lutje. U krye biseda, u krye puna dhe s’ka nevojë të vazhdojë akoma me ndeje të përbashkët.

A sillen kështu djemtë dhe vajzat e sodit?!

Nuk e vazhdoi bisedën ti tregon kush është, nuk kërkoi ti prezantohet kush është ajo, nuk i kërkoi as numrin e telefonit, as adresën e internetit, as ndonjë mënyrë të veçantë të komunikimit, e kreu punën dhe u largua.

– Ji i sinqertë dhe i çiltër me veten, ke parasysh se Allahu vazhdimisht të kontrollon dhe mbikëqyrë. Nëse në këto gjëra jemi të vërtetë gjurmët e kësaj do të shihen edhe në veprimin e gjymtyrëve, sjelljen dhe veprimet e tija.

Musai, alejhisselam, nuk i shikoi vjedhurazi përsëri nga hija ku shkoi, nuk i erdhi keq pse nuk e shfrytëzoi rastin, nuk kishte shok të keq, i cili do ta qortonte pse s’bëri asgjë, por u vetmua dhe bëri një dua: “O Zoti im, unë kam nevojë për çkado që të më japësh!”.

– Oj Vajzë myslimane! Tregoi prindërve çka ndodh me ty gjatë ditës për të përfituar nga përvoja e tyre dhe nga udhëzimet e tyre. Vajzat u kthyen dhe i treguan babës për atë që u ndodhi, sepse atë ditë u kthyen më herët se zakonisht. Ia treguan tërë tregimin pa i fshehur asnjë detal, sepse ato ishin të bindura se nuk kanë bërë asnjë gabim. Ato ishin të bindura edhe në urtësinë e babait të tyre dhe se ai do ta kuptojë rastin shumë mirë. Andaj e dërgoi njërën vajzë për ta thirrur Musain, alejhisselam, që të takohet ma babain e tyre.

– Suksesi i prindërve në edukimin e fëmijëve qëndron në aftësinë e tyre të ballafaqohen me të gjitha segmentet e jetës së fëmijëve të tyre, ato ideologjike ose emocionale. Paramendoni që këto vajza të kishin një prind i cili nuk do ti kuptonte si duhet, a thua vallë ato do t’ia hapnin këtë muhabet atij?! A do të falnin ato me këtë prind hapur dhe pa frikë se do ti keqkupton?!

Fatkeqësisht ka prindër të cilët kanë dështuar në ballafaqimin me problemet e fëmijëve të tyre.

Ajo në të cilën i thërrasim prindërit është që tu japin edukatë të mirë fëmijëve dhe të kuptojnë realitetin e fazave dhe moshës në të cilën janë. Kjo u ndihmon shumë që të njohin mirë nivelin e kulturës së tyre, nivelin e moralit të tyre, nivelin e fetarizmit të tyre, me qëllim që raportet mes tyre të ndërtohen në bazë të besimit, respektit, vërtetësisë dhe mos frikës.

– Turpi është një degë e besimit.

• Vajza erdhi te Musai, alejhisselam, me turp, ecë një hap e kthe një hap, nga hezitimi dhe turpi.

• Foli me turp dhe aq sa kishte nevojë. Kjo tregon se turpi ka qenë pjesë përbërëse e edukatës së tyre. Baba të thirri dëshiron të paguaj mundin e dhënë. Jo unë dhe jo pa arsye.

Duhet të flasim për turpin shumë, sepse fatkeqësisht, në kohët e fundit jemi dëshmitarë të mungesës së madhe të turpit te të dy gjinitë, edhe pse kjo nuk e mohon faktin se ka njerëz të ndershëm, por patjetër e kemi të ankohemi nga manifestimi i shpeshtë dhe i madh i mungesës së turpit.

– Forca dhe amaneti duhet të jenë dy cilësi të cilat zakonisht e tërheqin një vajzë. Personalitet i fuqishëm i cili mundet ta mbrojë dhe të kërkon të drejtat e saja. Personalitet besnik, i cili nuk do ta përdorë këtë forcë në vepra të liga, në gënjeshtër, tradhti apo veprime tjera të ultë. Edhe kur u nisën të shkojnë te babai i vajzave, nuk pranoi që vajza të ecë përpara, por kërkoi që ajo nga mbrapa ti tregon kahen e ecjes duke hedhur guralecë në drejtimin nga i cili duhet ecur. Kjo edhe një herë e dëshmoi karakterin e pastër dhe amanetin që kishte Musai, alejhisselam.

– Këto dy vajza të ndershme, nuk përziheshin me çobanët tjerë për të ruajtur nderin e tyre, kurse Musai, alejhisselam, djalosh i fuqishëm dhe besnik, andaj vajza me guximin më të madh me ndershmërinë më të lartë i propozon babës së vet që ta merr si rrogëtarë.

– Pse na e solli Kurani Fisnik këtë tregim mu me Musain, alejhisselam? Sepse Allahu me diturin e Tij absolute e dinte se populli i Musait, alejhisselam, izraelitët do të jenë ata që më së shumti do ta keqpërdorin femrën për të prishur popujt e ndryshëm. Andaj e solli këtë tregim me Musain, alejhisselam, që të jetë përgjigje ndaj tyre gjatë tërë historisë. Musai, alejhisselam, ishte ai që i shërbeu femrave dhe nuk i keqpërdori për interesa personale dhe agjenda të dëmshme.

– Ky tregim na jep edhe një mësim shumë të madh. Çështja e gruas nuk ishte në dorën e burrit, kërkimi i ndershmërisë, lufta për moral, nuk iniciohet nga burri, as nga Shuajbi, babai i vajzave e as nga Musai, alejhisselam, djaloshi i cili u ndihmoi vajzave, por nga vet vajzat. Çdo femër fisnike kujdeset për nderin e saj në çdo shoqëri në të cilën jeton dhe nëse ndonjë herë detyrohet të del nga angazhimet dhe detyrat e saja dhe merret me angazhime që nuk përkojnë me natyrën e sajë, ajo shpejton që të kthehet në detyrat të cilat përkojnë me natyrën e sajë. Andaj edhe kërkuan nga babai i tyre që ta marrin si rrogëtar në shtëpinë e tyre.

 

2- Thirrje…

O prindër…

O hoxhallarë…

O arsimtarë…

O profesorë…

O intelektualë…

Kujdes për nderin dhe moralin e djemve dhe vajzave tona…

Kujdes për hallet dhe telashet e fëmijëve tanë…

Kujdes për mënyrën e komunikimit me të rinjtë tanë…

Mos e mbyllni derën e komunikimit me ta edhe kur bëjnë gabime trashanike…

Jepja mundësinë e qarjes së hallit ty oj nënë dhe ty o babë, nëse do që ai fëmijë të mos e qajë hallin me dikë i cili mund ta këshilloj gabimisht dhe ta orientoj në drejtim të devijuar…

… Allahu na udhëzoftë dhe na e ruajt rininë tonë! …

… Allahu na i stolistë djemtë dhe vajzat tona me nderë e moralë dhe na i ruajt nga çdo shthurje dhe degjenerim!…

… Amin!…

 

Bekir Halimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit